Gratë janë më të lumtura në këtë moshë, dhe pasi t’u ketë ndërruar jetë partneri

21:32 | 17 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Gratë zakonisht janë më pak të lumtura sesa burrat deri në moshën  85 vjeç, ka gjetur një studim i fundit.

Sipas psikiatërve kjo ndodh sepse ato në këtë moshë mbesin të veja, shkruan The Times, transmeton portali arbresh.info

Sondazhi i kryer nga 8 mijë gra në Britani të Madhe ka zbuluar se gratë kanë më shumë gjasa të raportojnë për problemet e tyre shëndetësore, në krahasim me burrat.

Megjithatë, 18 për qind e burrave dhe grave kanë raportuar se kanë përjetuar sëmundje mendore mes moshës 25 dhe 34 vjeç.

Deri në kohën që gratë arrijnë moshën e mesme, lumturia e tyre supozohet të zvogëlohet përsëri, ndërsa studimi zbuloi se 24 përqind janë klasifikuar në sëmundje mendore mes moshës 45 dhe 54 vjeç.

Sipas Kate Lovett, dekane e Kolegjit Mbretëror të Psikiatërisë, për shkak të përgjegjësive shtëpiake, gratë mund të ndjehën më të palumtura në krahasim me meshkujt.

Ndërsa, ajo sqaron se gratë arrijnë kulmin e lumturisë kur janë 85 vjeç dhe kur partneri i tyre ka ndërruar jetë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme