Gratë e tradhtuara fitojnë në fund

22:19 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Sipas studimit më të ri gratë të cilat tradhtohen në të vërtetë ‘fitojnë’ në fund.

Hulumtuesit nga Universiteti i Binghamtonit në Nju Jork dhe University College London kanë kryer një anketë online anonime me më shumë se 5 mijë respodentë, transmeton portali arbresh.info.  Gjetjet e tyre janë publikuar në The Oxford Handbook of Women and Competition, ndërsa sugjerohet që një grua e cila është tradhtuar në një lidhje do të kalojë nëpër një kohë të paraparë të zemërimit dhe pikëllimit. Por, në fund pabesia do ta bëjë atë më të mençur.

Autori kryesor Craig Morris, një antropolog i biokulturës dhe evolucionist, tha në një deklaratë për shtyp, ajo do të “dalë nga eksperienca me inteligjencë më të lartë të çiftëzimit që i lejon asaj të zbulojë më mirë sinjalet në bashkëshortët e ardhshëm që mund të tregojnë vlerën e ulët të bashkëshortit”.

Studimi shpjegon se ndjenja emocionale që një grua ndjen pas humbjes së bashkëshortit të saj me një “rivale seksuale” mund ta motivojë atë për të shmangur një skenar të ngjashëm në të ardhmen dhe mund të çojë në një sasi të madhe të rritjes personale.

Me fjalë të tjera, ajo e kupton se askush nuk duhet ta bëjë atë të ndihet aq e ulët dhe të arrin të shmangë pengesat në të ardhmen, kështu që ajo është më e lumtur dhe më e fuqishme se kurrë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme