Gratë e këtyre shenjave janë nëna ‘të serta’

21:20 | 10 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Se si mund të jemi si nëna, askush nuk e di. Ne nuk e dimë nëse do ia dalim me sukses, apo do të dështojmë në këtë udhëtim.

Megjithatë, horoskopi është një ndër shtigjet që na tregon shumë për personalitetin tonë, transmeton portali arbresh.info

Horoskopi tregon edhe për katër shenjat që janë nëna të vështira. Nuk është se ato nuk i duan fëmijët, por amësia e tyre është më ftohtë, kanë diciplinë rigoroze dhe mungesë të madhe të butësisë, gjë për të cilën fëmijët kanë më së shumti nevojë.

Bricjapi

Kërkon dicplinë të madhe. Nuk mbështetet në emocione dhe as nuk i respekton ato. Ajo mendon se emocionet janë dobësi dhe nuk të bëjnë mirë, edhe pse fëmija i saj mund të vuajë për një përqafim të ngrohtë. Sipas saj logjika është gjëja më e rëndësishme. Fëmijët e lindur nga nënat Bricjap zakonisht distancohen nga ato kur rriten.

Virgjëresha

Ajo është një nënë e përgjegjshme që beson se është detyrë e saj të sigurojë nevojat themelore për fëmijën. Fëmijët e saj janë të rregullt dhe të mirë. Nënat e shenjës Virgjëreshë më të gjithë forcën duan që familja e saj të jetë e përsosur, duke harruar se dashuria dhe ngrohtësia janë më të rëndësishme se rendi dhe rregulli në shtëpi.

Luani

Kur një nënë e shenjës së Luanit bëhet nënë, fillimisht ajo përpiqet që të thyejë egon e saj dhe t’i kushtohet plotësisht familjes. Megjithatë, sa më shpejt që të rritet fëmija, aq më shumë ajo fillon të shfaq vullnetin dhe dëshirat e saj egoiste. Fëmijët e nënave të shenjës së Luanit e kanë shumë të vështirë që të zhvillojnë cilësitë e një lideri.

Dashi

Është një shembull i shkelqyeshëm për fëmijët e saj. Një nënë e shenjës së Dashit gjen kohë për karrierë dhe familjen, por ajo nuk harron që të bëhet e rreptë dhe kërkon që të gjithë anëtarët e familjes të ndjekin rregullin e saj. Një nënë e shenjës së Dashit duhet të ketë një partner të butë, në mënyrë që të dal në sipërfaqe dashuria e saj për fëmijët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme