Gratë beqare janë më të lumtura sesa burrat, pasi të qenit në një marrëdhënie është “punë e madhe” për gratë.
Kështu sugjeron studimi i fundit i kryer nga Mintel, ku 61 përqind e grave beqare kanë theksuar se janë të lumtura edhe pse janë vetëm, ndërsa te meshkujt përqindja ishte vetëm 49 përqind, transmeton portali arbresh.info
Anketa gjithashtu ka zbuluar se 75 përqind e grave beqare nuk kanë kërkuar marrëdhënie aktive gjatë vitit të kaluar, krahasuar me 65 përqind të meshkujve që janë beqarë.
Profesor Emily Grundy nga Universiteti i Essex, autor i studimit, ka theksuar se aryseja pse gratë duan të qëndrojnë beqare është sepse të jesh në një marrëdhënie kërkon më shumë punë për gratë sesa për burrat.
Koncepti kompleksues i beqareve më në fund është duke marrë fund, pasi shumë gra beqare pëlqejnë të jenë të pavarura dhe në këtë formë ato rezultojnë mjaft të lumtura./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%