Gratë bëjnë gjumë më të mirë se burrat

22:28 | 25 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të fundit, të kryer nga Universiteti i Syndey në Australi, është gjetur se gratë bëjnë gjumë më të mirë se burrat.

Gjithashtu është zbuluar se gjumi i rehatshëm ka rëndësi më të madhe sesa koha që flemë, transmeton portali arbresh.info

Studiuesit kanë theksuar se mungesa e gjumit sjell probleme të mëdha shëndetësore dhe mentale.

Studimi ka gjetur se graë bëjnë gjumë shumë më të thellë sesa burrat.

Gjumi ndikon në zakonet e të ngrënit, në shëndetin mendor, në kujtesë dhe në sistemin imunitar.

Sipas Stuart Jones, autor i studimit, shkaktarë kryesorë për mungesën e gjumit janë stresi dhe teknologjia.

Ekspertët thonë se nuk duhet parë televizon, ose nuk duhet lozur me telefon të paktën një orë para gjumit, në mënyrë që të bëni gjumë të rehatshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme