Gra ndiheni nervoze? Nuhatni këmishën e burrit dhe do të qetësoheni

21:57 | 5 Janar 2018
Trina Galanxhi

Aroma e partnerit mund të zvogëlojë nivelin e stresit te gratë, kanë theksuar psikologët nga Universiteti i British Columbia në Kanada.

Studimi i botuar në “Journal of Personality and Social Psychology” ka gjetur se gratë ndjehen më të relaksuara kur ekspozohen ndaj aromës së partnerit të tyre, transmeton portali arbresh.info

Për eksperimentin që ka hedhur dritë mbi këtë fakt janë përfshirë 96 çifte.

Gratë që kanë nuhatur këshima të burrave të huaj, janë shfaqur me stresuese.

Eksperimenti ka theksuar se aroma e personit që dashuroni redukton nivelin e stresit te gratë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme