Një nga debatet më të mëdha mes çifteve ndodh në kuzhinë: “Kush do i pastrojë enët?”
Femrat janë duke punuar dhe fituar para po aq shumë – shpeshherë edhe më shumë – sesa meshkujt, por hulumtimet e reja zbulojnë se ende ekzistojnë dallime të mëdha sa i përket punëve të shtëpisë.
Studimi, i publikuar në ‘Sex Roles’, ka zbuluar se femrat vazhdimisht janë duke kryer më shumë punë të shtëpisë sesa meshkujt, e kjo, sipas tyre, mund ta dëmtojë lidhjen.
Të dhënat e fundit tregojnë se meshkujt i kryejnë 35 për qind të totalit të punëve shtëpiake. Punët e shtëpisë mund të bëhen punë të përbashkëta mes çifteve të martuara, duke e zvogëluar më shumë se përgjysmë kohën që e shpenzon një person duke i kryer ato punë, e gjithashtu kur i bëni bashkë punët e shtëpisë, ju do të josheni më shumë fizikisht dhe do të keni një jetë më të mirë seksuale.
Sipas shkencëtarëve, gratë janë më të prira të joshen seksualisht nga meshkujt që u ndihmojnë atyre me punët e shtëpisë.
Rrjedhimisht, kjo ndikon që të keni më pak stres në familje dhe të jetoni një jetë më të mirë martesore.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...