Mos u gënjeni nga 94 vitet e saj. Mosha nuk e ndalon Zhang Hexianin të praktikojë artet marciale, të cilat i ka nisur që kur ishte vetëm 4 vjeç. Me kalimin e viteve, aftësitë e Zhang janë përmirësuar, duke bërë që së fundi, banorët e kontesë Ninghai ku jeton e moshuara, t’i vënë me dashamirësi nofkën “gjyshja Kung Fu”.
Ninghai njihet si fshati i arteve marciale. Aty “Kung Fu”-në e praktikojnë pothuajse të gjithë banorët. Mësimet e para Zhang i ka marrë nga i ati dhe ka vazhduar pastaj t’i respektojë me të njëjtin ritëm përgjatë 9 dekadave.
“Nisa të ushtrohem me babain kur isha shumë e vogël. Mësova bazat e arteve marciale, siç është shtytja me pëllëmbe apo goditja me grusht”, tha Zhang Hexian, “gjyshja Kung Fu”.
Praktikimi i “Kung Fu”-së është pjesë e rutinës së përditshme të Zhangut. Ajo merret çdo mëngjes me ushtrime pa u lodhur aspak dhe, pavarësisht viteve që ka mbi supe, gëzon shëndet të plotë.
“Ajo zgjohet shumë shpejt çdo ditë dhe bën ushtrime fizike rregullisht, pa u lodhur. Shpesh, për ushtrim mëngjesi ka vrapin rreth fshatit”, tha i biri Feng Chuanyin.
Zhang, një herë pati luftuar me një burrë që po rrihte të shoqen e tij, por zemrën e ka të mirë dhe është gjithmonë e gatshme të ndihmojë të tjerët. Humori dhe gjendja shpirtërore pozitive duket se janë një tjetër sekret i jetëgjatësisë së saj.
Ambasadori Dugolli: I trishtuar nga sulmi i tmerrshëm terror...
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans
Veriu s’gjeti qetësi as në 2024-ën, sfidat për autoritetet e...
“Shumë të egra janë”, banorët komentojnë sjelljet e Drenushë...