Gjyshja e 17 nipave dhe mbesave do të zgjerojë familjen me burrin e saj 24 vjeçar

23:09 | 17 Janar 2022
Trina Galanxhi

Cheryl McGregor, 61 vjeç dhe bashkëshorti i saj, Kieran McCain, 24 vjeç, kanë shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë, pavarësisht diferencës së madhe në moshë.

Kiran dhe Cheryl, e cila është nënë e shtatë fëmijëve, u takuan për herë të parë në vitin 2012 ndërsa punonin në zinxhirin e ushqimit të shpejtë “Dairy Queen”, dhe Kiran në atë kohë ishte vetëm 15 vjeç, transmeton portal arbresh.info

https://www.instagram.com/p/CSjoa5OIR6z/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1b4a3742-be85-41d7-a4bf-e4575d8deab2

Pasi Cheryl ndërroi punë, të dy humbën kontaktin, por e rivendosën atë në vitin 2020 kur Kieran takoi Cheryl në tregun ku ajo punonte.

Pikërisht aty u “ndezën” edhe shkëndijat mes tyre dhe vitin e kaluar ata u kurorëzuan me martese, ndërsa tani duan edhe të zgjerojnë familjen.

Cheryl tashmë ka shtatë fëmijë dhe 17 nipër e mbesa, por çifti thotë se do të donin të kishin një fëmijë së bashku.

https://www.instagram.com/p/CYxSs2ZBQMm/?utm_source=ig_embed&ig_rid=86bb8790-7fe8-45f3-8df7-8231ba24f902

“Ne u martuam në shtator 2021 dhe u bënë disa muaj që mendojmë të krijojmë familjen tonë”, tha Kiran.

“Kërkojmë një nënë surrogate bukuroshe e cila është gati të nënshkruajë kontratë që të mos ketë kontakt me fëmijën pas lindjes”, ka vazhduar Kiran.

Duke qenë se Cheryl është shumë më e madhe se burri i saj, ata janë të vetëdijshëm se ai do të duhet ta rrisë vetë fëmijën në të ardhmen dhe ai thotë se është gati për këtë rrugëtim jetësor.

Të dy pretendojnë se jeta e tyre seksuale është fantastike dhe se kanë kimi të fortë mes vete, pavarësisht se ai është më i vogël se fëmijët e saj, dhe ajo është vetëm gjashtë vjet më e vogël se gjyshja e tij./dailymail/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme