Google ADS

Gjumin e pasdites e duan më shumë burrat se sa gratë

23:46 | 5 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Burrat kanë dy herë më shumë gjasa të bëjnë një sy gjumë pasdite se gratë.

Një sondazh prej 2,000 britanikësh – gjysma burra dhe gjysma gra – zbuluan se 13 përqind e burrave flinin për pak pasdite gatu çdo ditë, por vetëm gjashtë përqind e grave bënin një gjë të tillë.

Studimi gjithashtu zbuloi se një e katërta e grave thanë që ato kurrë nuk kishin bërë gjum pasdite, krahasuar me 16 përqind të burrave.

‘Një sy gjumë prej 20 deri 30 minutash është i mjaftueshëm për të fikur sistemin nervor dhe për të rimbushur tërë trupin dhe për të përmirësuar gatishmërinë” tha Lisa Artis, këshilltare e Këshillit të Gjumit në Britani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme