Një nga rreziqet e mëdha të udhëtimit gjatë verës me makinë është gjumi i atyre që qëndrojnë në timon, pasi e gjejnë më të lehtë “të relaksohen”.
Një studim i kryer në Britani nga GEM nënvizon kalimin e papritur nga syçeltësia tek gjumi, si një ndër shkaqet më kryesore se pse shkaktohen aksidente gjatë muajve të verës, sidomos në orët e natës apo agimit, pasi ato periudha kohore zgjidhen nga shumë shoferë për të shmangur të nxehtin dhe trafikun e ditës.
Ky hulumtim gjithashtu tregon se si mund të nënvlerësohet ky rrezik, të cilin e hasin kryesisht shoferët meshkuj (ata janë 85%) dhe në mesin e këtyre 30% i përkasin grupmoshave nën moshën 30 vjeç. Në verë, ata që bien në gjumë gjatë rrugës më shumë janë shoferët që nuk e kanë rutinë ngarjen e mjetit.
Janë ata njerëz që në timon i shohim vetëm në fundjavë dhe gjatë periudhave të pushimeve dhe për këtë arsye nuk janë të trajnuar për të mbajtur sytë hapur gjatë natës ose në fillim të ditës. Ekspertët e GEM kanë përmbledhur një seri ‘pilulash’, këshilla që duhet ndjekur për të shmangur papritur mbylljen e syve dhe rrezikuar aksidentet që janë shpesh fatale.
1-Së pari, ju duhet të planifikoni udhëtimin në detaje, duke vlerësuar oraret dhe distancat në mënyrë që të mos vonoheni në krahasim me kohën e planifikuar të mbërritjes. Për këtë qëllim është e mundur të përdoren faqet e internetit që llogarisin itineraret, dhe të cilat në shumë raste sugjerojnë gjithashtu rrugë alternative me më pak lëvizje.
2-Është mëse e domosdoshme të dëgjoni mendimin e mjekut tuaj nëse ju merrni ilaçe në mënyrë të përhershme, duke iu shmangur marrjes së tyre me iniciativën tuaj para udhëtimeve.
3-Gjatë udhëtimit ju duhet të mbani ushqime që nuk pengojnë tretjen, pasi përgjumja vjen me vështirësitë e tretjes. Këtu mund të përfshijmë ushqime si snacks të vegjël me arra, fruta ose perime.
4-Edhe mungesa e ushqimit mund të krijojë përgjumje, si dehidratimi për të cilën është thelbësor, përveç snacks, për të pirë shpesh ujë të freskët.
5-Në kundërshtim me atë që bëhet nga shumica e njerëzve, për të luftuar gjumin është më mirë të mos përdorni kafe – e cila mund të rrisë nervozizmin apo stresin.
6-Një kontribut vendimtar për të kapërcyer lodhjen dhe gjumin është një seancë qetësuese, duke shtrirë muskujt dhe nëse është e mundur një e dalë jashtë automjeti (për të cilën duhet të mbahet mend se asnjëherë nuk duhet ndaluar në vende të rrezikshme) çdo 150-200 km.
7-Dhe në qoftë se rruga është shumë e gjatë, më shumë se 10-12 orë në total, është thelbësore për të planifikuar një ndalesë në hotel – është e lehtë për të gjetur të tillë në autostrada – duke bërë dhe një sy gjumë./gsh/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...