Sipas një studimi të King’s College në Londër, gjumi është një faktor rreziku për çrregullime të ndryshme, duke përfshirë obesitetin dhe sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa disa të dhëna sugjerojnë se më shumë se një e treta e të rriturve në Britani të Madhe, ku edhe është kryer ky studim, nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm gjatë natës.
Rezultoi që madje 20 minuta gjumë shtesë e zvogëlojnë nevojën për produkte të ëmbla. Studiuesit nga King’s College kanë zbuluar se ata që shpenzojnë më shumë kohë në shtrat, por jo shumë gjatë, arrijnë të hanë më shëndetshëm.
Ata e testuan një grup njerëzish që flinin më pak se shtatë orë natën. Atyre iu tha të shkonin në shtrat 21 minuta më herët, gjë që rezultoi në faktin se e reduktuan konsumin e sheqernave të pashëndetshme dhe ushqimeve të tjera për 10 gramë, dhe kjo është një e treta e sasisë totale që rekomandohet në baza ditore.
Grupi gjithashtu e reduktoi konsumin e karbohidrateve. Mendohet se mungesa e gjumit vepron në qelizat e trurit ashtu që reagojnë më shumë në ushqimet e pashëndetshme. Kjo është gjithashtu një nga arsyet se pse njerëzit që nuk flenë sa duhet kanë peshë të tepërt.
Studimet e mëparshme kanë treguar tashmë se mungesa e gjumit vepron ashtu që njerëzit të konsumojnë 385 kalori shtesë në ditë.
Në këtë studim morën pjesë dy grupe njerëzish me nga 21 persona. Njëri grup fjeti midis pesë dhe shtatë orëve, ndërsa tjetri fjeti 21 minuta shtesë. Pas një muaji, grupi i dytë e uli sasinë e sheqernave me 9.6 gramë në ditë. Me kalimin e kohës e zgjatën edhe kohën e fjetjes për 55 minuta.
Përfundimi që imponohet është se më shumë kohë në shtrat mund të çojë në ushqyerje më të shëndetshme.
Dr. Wendy Hall nga departamenti i shkencave ushqyese vërejti: “Fakti se zgjatja e gjumit çoi në konsum të zvogëluar të sheqernave të lira, dhe me këtë rast mendohet për sheqernat të cilat ushqimit ia shtojnë prodhuesit apo njerëzit gjatë përgatitjes së ushqimit në shtëpi, sugjeron se ndryshimet e thjeshta të jetesës vërtet mund t’i ndihmojnë njerëzit që të konsumojnë ushqim më të shëndetshëm”.
Haya Al Khatib nga departamenti i shkencave të ushqimit komentoi: “Kohëzgjatja dhe cilësia e gjumit janë një fushë me shqetësim në rritje për shëndetin publik dhe janë faktor rreziku për çrregullime të ndryshme. Ne kemi treguar se shprehitë e gjumit mund të ndryshohen relativisht lehtë tek të rriturit e shëndetshëm duke e përdorur një qasje të personalizuar.”
“Rezultatet tona sugjerojnë gjithashtu që rritja e kohës në shtrat për një orë ose më shumë mund të çojë në zgjedhje më të shëndetshme të ushqimit. Kjo gjithashtu e forcon lidhjen midis gjumit të shkurtër dhe cilësisë më të dobët të të ushqyerit, të vërejtur tashmë në studimet e mëparshme”./kosovarja/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...