Gratë që nuk bëjnë gjumë kualitativ kanë tendencë të hanë më shumë dhe të kenë një dietë usdhqimi me cilësi më të ulët, tregon një studim i realizuar së fundmi.
Studiuesit nga Universiteti Columbia në New York, analizuan kualitetin e gjumit tek 500 gra.
Gjetjet tregojnë se gratë që e kishin më problemarike rënien në gjumë – kishin nevojë për më shumë kohë deri sa t’i zinte gjumi – hanin më shumë kalori çdo ditë.
Ndërsa ato gra që zgjoheshin shpesh gjatë natën kishin tendencë që të hanin ushqime me më shumë yndyrë.
Studiuesit besojnë se mungesa e gjumit cilësor ose shkakton urinë, ose shtyp sinjalet që i tregojnë trurit se stomaku është i mbushur.
Gjetjet e këtij studimi gjithashtu ofrojnë një pasqyrë të re se pse personat që nuk e bëjnë gjumin siç duhet rrezikojnë më shumë nga sëmundjet e zemrës.
Nëse gratë kanë cilësi të keqe të gjumit dhe hanë më shumë si rezultat i kësaj, ka më shumë të ngjarë të jenë mbipeshë – një faktor rreziku për një mori problemesh të zemrës dhe sëmundjeve të tjera./medial/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër