Google ADS

Gjithmonë të uritur? Ja pse nuk ndaloni dot së ngrëni

10:08 | 15 Tetor 2018
Arbresh.info

Ju ndoshta nuk keni një stomak shumë të madh, I cili ju kërkon shumë ushqim. Por ka gjasa që të flini shumë pak, duke kaluar shumë kohë në Instagram dhe duke bërë një grumbull me gjëra të tjera që ju bëjnë të ndiheni të uritur. Disa arsye janë:

-Lejoni që të kalojë shumë kohë midis vakteve: 4 deri në 5 orë midis dy vakteve është koha e duhur që duhet të prisni dhe ndërkohë midis mund të hani diçka të vogël. Të ngrënit në kohën e duhur lejon që trupi juaj të mos I ketë tretur të gjitha proteinat dhe karbohidratet deri në vaktin tjetër. Proteina ndihmojnë në ruajtjen e një metabolizmi të shëndetshëm. Gjithashtu sigurohuni që ushqimi juaj të jetë i balancuar me ushqime të pasura me lëndë ushqyese si kokrra, fruta dhe perime, qumësht dhe proteina të ligët.

-Instagrami juaj është I mbushur me restorante dhe ushqime: Ka një arsye, sipas një rishikimi shkencor të botuar në revistën Brain and Cognition. Studiuesit thonë se kur shohim një imazh tërheqës të ushqimit, gjaku shkon në pjesët e trurit tonë të lidhur me shijen. Pra, edhe nëse nuk jemi fizikisht të uritur, duam të hamë.

-Flini shumë vonë: Sa me vonë të flemë aq më shumë faktorët që përmendem më sipër do të ndikojnë në urinë tonë. Ndaj dhe duhet që sot e tutje të flemë minimum 7.5 ore deri në 9 orë.

-Duhet të pini shume ujë: Jo gjithmonë keni uri, stomaku juaj të urisë ndoshta mund të jenë duke u thënë se jeni të etur. Pra, para se të shkoni menjëherë të hani diçka, pini ujë ose një filxhan çaji dhe prisni pak për të parë nëse dëshirat tuaja kalojnë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme