Nëse nuk jeni e lumtur me heqjen e qimeve me dyllë apo me mënyra tjera, atëherë opsioni i heqjes së tyre me laser mund të jetë i duhuri.
Heqja e qimeve me laser është një prej procedurave më të zakonshme kozmetike që kryhen në SHBA, transmeton Telegrafi.
Procedura përfshin rrezatim tejet të madh të dritës në gjëndrat e qimeve. Pigmenti në gjëndra e absorbon dritën. Ajo e shkatërron qimen.
Përfitimet e heqjes së qimeve me laser
Laserët janë të mirë për heqjen e qimeve të padëshiruara nga fytyra, këmbët, mjekra, shpina, duart, sqetullat dhe nga zonat tjera të trupit.
Disa prej përfitimeve të heqjes së qimeve me laser përfshijnë:
Precizitetin: Laserët mund t’i shënjestrojnë qimet e zeza e të trasha duke e lënë lëkurën përreth të padëmtuar.
Shpejtësinë: Çdo ‘puls’ i laserit merr më pak se një sekondë dhe mund t’i trajtojë shumë qime njëherazi. Zonat e vogla, siç është pjesa e sipërme e buzëve, mund të trajtohen brenda një minute. Ndërkaq zonat e mëdha, siç janë këmbët apo shpina, mund të trajtohen brenda një ore.
Parashikueshmëria: Shumica e pacientëve kanë rënie permanente të qimeve pas mesatarisht tri-shtatë sesioneve.
Çfarë duhet të prisni gjatë kësaj procedure?
Pak para procedurës, qimet tuaja do të prehen në vetëm pak milimetra mbi sipërfaqen e lëkurës. Zakonisht kjo ndodh 20-30 minuta para procedurës me laser. Pajisja e laserit përshtatet duke u bazuar në ngjyrën, trashësinë dhe lokacionin e qimeve, por edhe në bazë të ngjyrës së lëkurës.
Në fund të procedurës, juve mund t’ju jepen kuba akulli, krem antipezmatues apo locione, ose ujë të ftohtë për ta lehtësuar ndonjë parehati.
Rikuperimi dhe rreziqet
Pas një apo dy dite, zona e trajtuar e lëkurës do të duket sikurse e rrezitur nga dielli.
Përgjatë muajit, qimet e trajtuara do të bien.
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...