Gëzimi i prindërve për gjetjen origjinale të emrit të vajzës së tyre të porsalindur “Krefelda” (sipas qytetit të lindjes, Krefeld) nuk ka zgjatur shumë.
Siç kanë njoftuar shumë media gjermane javën e kaluar dhe siç ka përcjellë edhe albinfo.ch, çifti i ri shqiptar nga Kosova kishte vendosur ta pagëzonte foshnjën me emrin e qytetit i cili e kishte pritur aq mirë familjen e re.
Por sot autoritetet e qytetit Krefeld kanë njoftuar se një emër i tillë nuk lejohet, bazuar në të drejtën e emrit. Për këtë arsye, zyra civile e qytetit ka hedhur poshtë këtë vendim të çiftit shqiptar. Pas këtij refuzimi, prindërit janë pajtuar me emrin e ri, Elda për foshnjën e tyre.
Foshnja me prindër nga Kosova ka marrë emrin e qytetit në të cilin është lindur, Krefeld. Duke ia shtuar një -a, Krefelda e kanë pagëzuar prindërit refugjatë vajzën e tyre pasi që emri i qytetit është në gjininë mashkullore. Se si do të ndjehet me këtë emër Krefelda e vogël kur të rritet, pak ka rëndësi.
Krefelda është lindur në klinikën Helios Krefeld. Në momentin e lindjes ka peshuar 4630 gramë dhe ka qenë e gjatë 53 centimetra. /albinfo.ch/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...