Mund të ngjajë e pabesueshme, por 90 përqind e gjermanëve të anketuar nga BE-ja kanë theksuar se janë të lumtur me kualitetin e jetës së tyre, pavarësisht dallimeve mes të të ardhurave.
Komisioni i BE-së për Drejtësinë, Arsimin, Punësimin dhe Shëndetin mbështeti raportin e tij me mbi 28,031 intervista nga të gjithë vendet e BE-së, transmeton portali arbresh.info
Shkalla e lumturisë prej 90% e Gjermanisë ishte shumë më e lartë se mesatarja e 83% e BE-së.
Megjithatë, kjo nuk është aspak befasuese, duke pasur parasysh ekonominë në rritje dhe numrin e ulët të papunësisë.
Javën e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti parashikimin e saj për rritjen ekonomike në Gjermani deri në 2.5 përqind për vitin 2018.
Por Gjermania gjithashtu është duke e përjetuar një hendek të madh mes të varfërve dhe të pasurve.
Më shumë se 90 përqind e gjermanëve thonë se ky hendek është shumë i madh dhe më shumë se 80 përqind e qytetarëve të BE-së nuk pajtohen me të ardhurat që marrin.
Mos u gëzoni shumë, sepse Gjermania qëndron larg nga të qenit kombi më i lumtur në BE. Ky nder i takon Irlandës dhe Danimarkës./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri