Shampanja dhe verërat e tjera të gazuara nuk duhet të ruhen në frigorifer. Kjo pasi atyre mund t’u ndryshoj shija nga ky veprim.
Duke folur për Huffington Post, drejtuesja e cilësisë së verës në “Moet&Chandon”, ka treguar se aroma e shampanjës fillon të ndryshojë, nëse ruhet në frigorifer për një kohë të konsiderueshme. Ajo guxon të ruhet në ftohëse vetëm për 3 apo 4 ditë, por jo edhe më shumë sepse thahet.
Megjithatë, shampanja nuk është produkti i vetëm që ju jeni duke e ruajtur gabimisht, transmeton Klan Kosova.
Domatet:
Një studim i botuar rishtazi në një revistë shkencore, zbuloi se nëse domatet ruhen në frigorifer, ndodhin ndryshime gjenetike që këtij produkti ia ndryshojnë aromën përgjithmonë. Autorët e studimit kanë zbuluar se domatet janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta pasi zvogëlohet aktiviteti i qindra gjeneve që prodhojnë enzimë.
Buka:
Një gabim mjaft i zakonshëm. Ruajtja e bukës në frigorifer e thanë atë dhe bën që të prishet më shpejt.
Qepët:
Gjejeni një vend të errët ku nuk ka lagështi dhe ruajini ato. Çfarëdo që të bëni, sigurohuni që t’i mbani larg nga patatet, sepse perimet prodhojnë gazra që perimet tjera afër prishen më shpejt.
Avokado:
Nëse keni blerë një avokado të papjekur, mos e mbani atë në frigorifer, pasi e ngadalëson procesin e pjekjes. Mbajini ato në banak derisa të jenë pjekur dhe pastaj vendosini në frigorifer nëse nuk planifikoni t’i hani menjëherë.
Borziloku:
Ashtu si domatja, edhe borziloku nuk lulëzon mirë në temperatura të freskëta. Ekspertët rekomandojnë trajtimin e saj si një buqetë me lule të freskëta, duke e ruajtur në një filxhan me ujë larg nga rrezet direkte të diellit.
Torta:
Ruajtja e tortës në frigorifer e thanë atë. kështu rekomandohet që ajo të lihet jashtë, me përjashtim kur ajo përmban ndonjë krem apo mbushje që nuk mund të qëndrojë në temperatura të dhomës.
Keçapi:
Njerëzit ndahen kur bëhet fjalë për vendin më të mirë për të ruajtur keçapin, por rregulli i përgjithshëm është ky: nëse e dini se mund ta përfundoni brenda një muaji, lëreni jashtë atë. Nëse mendoni se do t’ju duhet më shumë për ta mbaruar një shishe me këtë salcë, mbajeni në frigorifer.
Bananet:
Sikurse me avokadon duhet të veprohet edhe bananet. Kur ato të pjekën mjaftueshëm vetëm atëherë mund t’i futni në frigorifer për të ndaluar pjekjen e mëtutjeshme.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...