A keni ëndërruar më herët të bëheni një ‘super-njeri’: më i shëndetshëm, pozitiv dhe më i mençur?
Nëse po, atëherë kemi lajme të mira! Ekspertët kanë zbuluar disa truke të cilat mund t’i përdorni që në plot kuptimin e fjalës ta ndryshoni trurin, transmeton Telegrafi.
Dhe, e mira është se këto truqe janë tejet të thjeshta.
Qëndroni mirënjohës ndaj gjërave që i keni
Gjeni të paktën 3 gjëra në fund të ditës për të cilat jeni mirënjohës. Ekspertët tregojnë se një ushtrim i tillë i përmirëson nivelet e serotoninës në tru. Serotonina është esenciale për funksionimin e duhur të korteksit prefrontal, i cili merret me vetë-pasqyrimin dhe balancimin emocional.
Shkruani ndjenjat e këqija
Duket se është mirë t’i shkruani ndjenjat negative. Mos keni turp për këtë. Shkencëtarët thonë se procesi linguistik i emocioneve e zvogëlon aktivitetin e amigdalës, qendra e frikës në tru, dhe rrjedhimisht i zvogëlon nivelet e stresit.
Qëndroni afër njerëzve
Një studim i vitit 2010 tregon se dalja me miqtë apo thjesht të qëndruarit afër njerëzve ndikon mirë në trurin tuaj.
Përqafojeni dikë
Përqafimet janë magjike. Një përqafim i ngrohët e bën trurin tonë të lirojë dopaminë – hormon i kënaqësisë. Kjo është arsyeja se përse menjëherë ndiheni të relaksuar dhe të sigurt! /Telegrafi
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...