Ne shpesh i marrim si dhuratë, lukset dhe komoditet, duke harruar se shumë nga qeniet njerëzore vuajnë për gjërat më të domosdoshme në jetë. Gjërat e thjeshta në jetë të cilat ne i injorojmë dhe nuk jemi kurrë falënderues, siç është uji i pijshëm i pastër dhe një shtëpi komode, janë luks në pjesë të tjera të botës. Ky artikull shpresojmë të tërheqë vëmendjen tuaj për të qenë më mirënjohës për gjërat që i keni, për të cilat vuan shumica e njerëzve:
Një familje e dashur
Mund të jemi irrituar kur ishim fëmijë, pasi prindërit janë përpjekur të na disiplinojnë dhe të na mësojnë sjellje të mira. Por ne duhet të jemi mirënjohës për gjithë dashurinë dhe përpjekjet e palodhura të tyre për të na bërë qytetarë të përgjegjshëm. Para se të mendoni se të pasurit e një familje është diçka e zakonshme, mbani mend se më shumë se 150 milion fëmijë në mbarë botën janë jetimë dhe nuk kanë marrë dashuri dhe kujdes nga prindërit.
Një shtëpi komode
Në ditët moderne, ne harrojmë ndonjëherë rëndësinë e pasurit një çati mbi kokë dhe komoditetin e një shtrati të ngrohtë. Por kjo nuk është diçka që duhet ta konsiderojmë si të mirëqenë. Sipas një studimi të Universitetit Yale, më shumë se 150 milion njerëz janë të detyruar të kalojnë natën jashtë dhe 1.6 miliardë njerëz në të gjithë botën nuk kanë shtëpi. Vlerësimet sugjerojnë se problemi i pastrehësisë vetëm do të përkeqësohet në të ardhmen.
Uji i pastër dhe energjia elektrike
Për shumë prej nesh, pirja e ujit mund të jetë aq e thjeshtë sa hapja e rubinetit. Dhe për shkak të kësaj, ne nuk na intereson shumë sesa ujë harxhojmë. E njëjta gjë vlen edhe për energjinë elektrike dhe internetin. Ato janë bërë një pjesë kaq thelbësore e jetës sonë, saqë është e vështirë të imagjinohet se në të kaluarën, ato as nuk ekzistonin. Një në çdo 3 persona nuk konsumon ujë të pastër. Madje, mendohet se në vitin 2025 gjysma e popullësisë do të jetojë në një zonë me ujë të pistë. Historia për energjinë elektrike nuk është më e mirë, një në çdo 6 persona jeton pa energji elektrike.
Ujë i rrjedhshëm i nxehtë
Një pjesë e madhe e popullatës njerëzore jeton pa ujë të sigurt. Për këta njerëz, marrja e ujit të mjaftueshëm të sigurt është një luftë, e lëre më një dush i ngrohtë dhe i pastër.
Ajëri i pastër
Askujt nuk duhet t’i mohohet ajri i pastër për të marrë frymë. Por gara jonë për prosperitet e ka bërë ajrin të papërshtatshëm për frymëmarrje. Disa vende, që kanë ligje më të rrepta, kanë qenë në gjendje të kontrollojnë ndotjen e ajrit, ndërsa njerëzit në vendet me ligje më të lehta detyrohen të veshin maska jashtë dhe të përdorin pastruesit e ajrit në shtëpi. Sipas OBSH-së, 92% e popullsisë botërore jeton në zona me cilësi të pashëndetshme të ajrit dhe është përgjegjëse për një në çdo 8 vdekje në të gjithë botën. Pra, nëse jeni me fat të mjaftueshëm për të qenë në mesin e 8% në ajër të pastër, duhet të jeni mirënjohës për këtë dhe të përpiqeni shumë ta mbani atë në atë mënyrë.
Shoqëria e miqve
Të gjithë kemi miq të ngushtë, ose kështu mendojmë. Por e vërteta është ndryshe. Sado që të duket e pabesueshme, një studim zbuloi se një në çdo 10 njerëz në Britani të Madhe nuk ka as edhe një mik të ngushtë. Ky studim zbuloi gjithashtu se 19% e njerëzve kurrë ose rrallëherë nuk ndjeheshin të dashur. Kjo situatë është edhe më e rëndë në Japoni, ku 35.4% e burrave pohuan se nuk kishin një mik të ngushtë.
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...