Mikrovali është një mrekulli e teknologjisë moderne.
Ushqimi i juaj mund të ngrohet në pak minuta, dhe nuk do të keni nevojë të gatuani diçka të re nëse jeni veçse të lodhur.
Mikrovali redukton kohën e gatimit, përshpejton kohën e përgatitjes dhe e bën më të lehtë për ju të kryeni vaktin e radhës.
Por, jo gjithçka duhet të futet në mikrovalë. Disa ushqime dhe pije mund të çlirojnë toksina, të digjen apo edhe të shpërthejnë.
Disa prej produkteve madje janë shumë të zakonshme, prandaj është e rëndësishme të mbroni veten dhe të tjerët.
Ja cilat produkte nuk duhet të fusni në mikrovalë:
Speca djegës
Specat e kuq djegës, por edhe ato portokalli dhe jeshil përmbajnë një përbërës të quajtur kapsaicin.
Kur nxehen këta speca, kapsaicina avullohet në ajrin e mbyllur të mikrovalës. Hapja e derës së mikrovalës ju ekspozon ndaj tymrave që mund të irritojnë dhe djegin mushkëritë, fytin, sytë dhe hundën.
Çfarë duhet të bëni në këtë rast është t’i piqni, apo edhe t’i fërgoni si zakonisht.
Vezë të ziera
Kur vendosni ushqime për të ngrohur në mikrovalë, duhet të bëni kujdes me vezët e ziera.
Qofshin me lëvozhga apo të qëruara, vezët e ngrohura në mikrovalë lëshojnë avull. Avulli nuk mund të shpëtojë nga e bardha e vezës, kështu që rritet presioni. Kur preni vezën, avulli lëshohet menjëherë. Shpërthimi i avullit mund t’ju djegë.
Si ta ngrohni: Pritini vezën në katër copa, përpara se ta ngrohni në mikrovalë.
Nëse keni pak minuta, hidheni në një filxhan me ujë të nxehtë dhe lëreni të qëndrojë për 3 deri në 5 minuta.
Mos i ngrohni ushqimet në paketim me stiropor
Paketimi me stiropor nuk është i qëndrueshëm ndaj nxehtësisë kur vendoset në mikrovalë.
Për të ngrohur ushqimet, vendosni në ndonjë pjatë porcelani.
Filxhan me ujë
Ndonëse do të ishte më e thjeshtë për ju ta ngrohni ujin në mikrovalë se sa të prisni që të vlojë, kursimi i kohës mund t’ju kushtojë shtrenjtë.
Uji që nxehet vetë në mikrovalë mund të mbinxehet shpejt. Ndonëse ju mund të mos e vëreni flluskat e vlimit, ju mund t’i shihni më pas. Në raste të rralla, mund edhe të shpërthejë.
Rrush
Nëse veçse po përgatitni vaktin e mëngjesit dhe po e kombinoni me rrush, ju nuk duhet ta vendosni këtë frut në mikrovalë.
Rrushi nxehet së tepërmi dhe tuli me sheqer shndërrohet shpejt në plazmë të shkrirë.
Mish të përpunuar
Proshuta, virshllet, mishi i drekës dhe salsiçet duhet të gatuhen në furrë, jo në mikrovalë.
Ngrohja e këtyre produkteve çon në formimin e produkteve të oksidimit të kolesterolit (COP).
Këto produkte më pas janë të lidhura me sëmundjet koronare të zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se kjo gjithashtu mund të lidhet me inflamacionin, grumbullimin e pllakave në arterie dhe më çrregullime shëndetësore. /Telegrafi/
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...
Kurti për sulmin në Gjermani: Populli i Kosovës qëndron në s...
“Më ka kap sëmundja e Gjestit me ec nëpër dhomë”, Driloni nx...
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtl...
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...