1.Ata nuk ngatërrohen në dramat e të tjerëve
Një prej tipareve të inteligjencës emocionale është dhembshuria, dhe ata që e kanë të lartë ia ofrojnë kujtdo që ndeshin. Por ka një dallim të madh mes shprehjes së dhembshurisë e mbështetjes ndaj një miku apo një të dashuri, dhe të lejosh që zemërimi apo mjerimi i një tjetri të prekë, dominojë, apo thjeshtë ndikojë mirëqenien tënde. Mendoni për sjelljen melodramatike të një kolegeje të punës, e cila është e stresuar jo sepse vetë është ndarë, por sepse mikja e saj është ndarë nga i dashuri. Apo mendoni atë kushërirën tuaj që, në vend se të fokusohet në krizat e saj personale, kërkon qëllimisht njerëz që janë në krizë me qëllim që të zhdukë problemet e veta përmes shpërqëndrimit – një zakon kaq i ngulitur, saqë ajo nuk mundet të merret me ndërlikimet në jetën e vet.
Njerëzit me inteligjencë emocionale, nga ana tjetër, dëgjojnë me kujdes, ofrojnë këshilla të dashura por autoritare, dhe ofrojnë ndihmë. Por ata nuk lejojnë që jetët dhe reagimet e të tjerëve të sundojnë mbi të tyret.
Ankimi dhe mërmëritja nënkuptojnë dy gjëra – e para, se ne jemi viktima, dhe e dyta, se nuk ka zgjidhje për problemet tona. Rrallë ndodh që një person inteligjent emocionalisht të ndihet i viktimizuar dhe, akoma më rrallë, një person inteligjent emocionalisht mendon se një zgjidhje është përtej aftësive të tyre. Në vend që të kërkojnë dikë apo diçka për të fajësuar, ata menjëherë mendojnë se si të merren në mënyrë konstruktive me dilemën. Ata gjithashtu e dinë se ankesat e tyre ndikojnë në reagimet emocionale të atyre që i rrethojnë, dhe në vend të kësaj, kërkojnë mënyra për të diskutuar prishjen e një marrëdhënieje ose një zhgënjimi me një mik në mënyra private dhe efektive – qoftë duke ndjekur një klasë joga, medituar të vetëm në park, apo edhe duke i hedhur ndjenjat në një ditar.
Ashtu si ndjeshmëria, vetëkontrolli dhe bindja janë shenja të sigurta të një personi emocionalisht të fortë. Njerëzit emocionalisht inteligjentë janë të vetëdijshëm se një gotë verë e dytë do të çojë në pasoja negative mëngjesin e ardhshëm, ashtu siç e dinë se një ftesë për të shkuar në një takim spontan në fundjavë, do t’i largojë nga përmbushja e angazhimeve të tyre të mëparshme. Ata janë të vendosur në lidhje me vendimet e tyre. Në vend që të thonë “Nuk e di, ndoshta?” Ose “Ndoshta do të kaloj nga palestra sot”, gjë e cila fton dyshime – dhe bashkë me dyshimet, rritje të ankthit,, madje edhe depresion.
Shpesh njerëzit e zgjuar emocionalisht ushtrojnë të drejtën e tyre për të thënë jo, dhe sa më shpesh ata mbështeten në vullnetin e tyre, aq më të lirë janë që të përqëndrohen në ambicjet e tyre dhe mirëqenien e përgjithshme.
Njerëzit e mprehtë emocionalisht shmangin thashethemet, po aq vendosmërisht sa edhe dramën. Ata e dinë që, nëse përfshihen në një bisedë skandaloze do të turpërojnë dikë tjetër, për një gabim të supozuar – dhe një person inteligjent emocionalisht, e kupton që të gjithë njerëzit janë njësoj meritues, dhe se, ajo që të tjerët mund ta perceptojnë si gabim, është një mundësi për përmirësim.
Njerëzit emocionalisht inteligjentë janë të vetëmjaftueshëm në të gjitha mënyrat e jetës, duke përfshirë kënaqësinë dhe qetësinë e mendjes së tyre. Ata kanë mësuar se të ankorohesh tek dikush tjetër për t’u ndjerë i lumtur ose i denjë, do të thotë të vësh veten në rrezik për t’u zhgënjyer dhe humbur shpresën. Përkundrazi, ata e marrin vetë kontrollin e emocioneve dhe gjejnë hobi që i kënaqin ata, përpiqen për arritje që do të çojnë në një ndjenjë të lartë vlefshmërie dhe kërkojnë brenda vetes së tyre, për dashuri dhe pranim.
Ndërsa pak prej nesh janë krejtësisht imunë ndaj mendimeve (ose fjalëve) pesimiste që fillojnë me “Unë” (“Unë nuk jam tërheqës”, “Unë duhet të kisha bërë më mirë”, “Unë jam patetik”), njerëzit inteligjentë emocionalisht kanë aftësinë për të frenuar mendimet cinike, para se të bien në gropën proverbiale të lepurit. Në vend të kësaj, ata mbështeten në fakte për të mbërritur në konkluzione. Për disa, ky është një shikim i thjeshtë në përvojën dhe arritjet që kanë në CV-të e tyre; Për të tjerët, është paraqitja e një shtëpie të pastër dhe të organizuar, ose një analizë e brendshme e asaj që ata kanë bërë mirë.
Në fund të fundit, njerëzit inteligjentë emocionalisht pranojnë se mendimet negative janë vetëm kaq – mendime – ashtu siç e pranojnë se zërat e brendshëm nënçmues që dëgjojnë, vetëm ata vetë mund t’i shuajnë plotësisht.
Njerëzit të cilët jetojnë më shumë në të kaluarën e tyre sesa në të tashmen, janë të ndjeshëm ndaj një breshërie ankesash mendore dhe shpirtërore, nga keqardhja dhe nostalgjia, deri tek acarimi dhe frika. Njerëzit emocionalisht inteligjentë e respektojnë të kaluarën e tyre – njerëzit që kanë dashur, gabimet që kanë bërë, mundësitë nga të cilat kanë hequr dorë – por janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e të jetuarit, në këtë moment dhe në këtë vend.
Duke mësuar nga e kaluara (në vend që të jetojnë në të), njerëzit me inteligjencë emocionale kanë fuqinë për të informuar të tashmen e tyre – pa zvogëluar aftësinë e tyre për të përparuar ose për të shfrytëzuar tre nga emocionet më vitale nga të gjithë: vetëvlerësimin, mirënjohjen dhe shpresën.
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...