Brenda pak momenteve që e takoni një person të ri, ju përcaktoni shumë lloj gjëra për ta, nga statusi te inteligjenca, e madje edhe deri te imoraliteti.
Ju sjellim më poshtë këto gjëra, të cilat, sipas shkencës, njerëzit i vendosin për ju brenda pak sekondave që ju takojnë.
Nëse jeni të besueshëm
Sipas hulumtuesve nga universiteti Princeton, njerëzit e vendosin besueshmërinë tuaj në një të dhjetën e sekondës.
Nëse i përkitni shtresës së lartë
Një studim gjerman ka zbuluar se personat që veshin rroba të brendeve të njohura – p.sh. Lacoste dhe Tommy Hifliger – shihen si persona të shtresës së lartë, ndërkaq ata që nuk veshin nuk shihen njësoj.
Nëse jeni të mençur
Një studim i vitit 2007, udhëhequr nga Nora A. Murphy, kishte dëshmuar se kontakti me sy gjatë bisedave shihet ndërlidhet me inteligjencë të lartë.
Por, njerëzit ju mendojnë si më të mençur edhe nëse mbani syze apo flisni më gjerësisht.
Imoraliteti
Një studim britanik ka zbuluar se femrat me tatuazhe perceptohen si më pak joshëse, si konsumuese të alkoolit dhe më të pamoralshme sesa femrat që nuk kanë tatuazhe.
Nëse jeni të suksesshëm
Nëse dëshironi të dukeni të suksesshëm, atëherë kujdes me gardërobën.
Një kombinim i hulumtuesve britanikë dhe turq ka zbuluar se veshja e teshave kat të qepura te rrobaqepësi i bën meshkujt të vlerësohen si shumë më të suksesshëm. /Telegrafi/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik