Në vend të punës, ndarja e aspekteve të duhura të vetes me të tjerët, në formën e duhur, është faktikisht një lloj i artit.
Problemi është se nuk mund të ndërtoni rrjet të fortë profesional nëse nuk hapeni me kolegët. Por, nëse i zbuloni gjërat e gabuara me kolegët tuaj, atëherë ju mund të pësoni efekt shkatërrues për karrierën tuaj.
Duhet ta dini ku është kufiri dhe të kujdeseni të mos e kaloni atë, sepse në momentin që ndani një informacion me dikë, nuk ka më kthim mbrapa.
‘TalentSmart’ ka testuar më shumë se një milion njerëz dhe ka zbuluar se performuesit më të mirë janë ata të cilët kanë inteligjencë të lartë emocionale.
Inteligjenca emocionale ka të bëjë me atë se si e kontrollojmë sjelljen tonë, si i kuptojmë komplekset sociale dhe si marrim vendime personale për të arritur rezultate pozitive.
Njerëzit me inteligjencë emocionale janë të aftë t’i lexojnë emocionet e tjerëve dhe kjo aftësi iu tregon atyre se çfarë duhet dhe nuk duhet të zbulojnë për veten në vend të punës.
Sidoqoftë, sipas hulumtimeve të lartcekura, më poshtë janë disa prej gjërave të cilët njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale nuk i ndajnë me tjerët në vend të punës:
– Bindjet politike
– Mendimet se dikush nuk është kompetent
– Nuk tregojnë sa e kanë rrogën
– Nuk e zbulojnë faktin se e urrejnë punën e tyre
– Nuk tregojnë çfarë bëjnë në dhomë të fjetjes
– Nuk tregojnë gjërat e çmendura që i kanë bërë më herët
– Nuk tregojnë se janë duke kërkuar punë të re.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...