Google ADS

Gjërat që mezi po i presim të ndodhin në 2018-ën

20:12 | 27 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

2017-ta ka qenë një vit plot rënie dhe ngritje. Megjithatë, ka shumë arsye pse duhet të qëndroni pozitiv gjatë vitit 2018.

Gjërat që mezi po presim të ndodhin në 2018-tën, do ta bëjnë vitin tjetër edhe më interesant, shkruan “Business Insider”, transmeton portali arbresh.info

Një tjetër eklips do të ndodh në janar

Eklipsi total i ardhshëm i hënës pritet të ndodhë me 31 janar. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse ky eklips do të shkaktojë më shumë eksitim dhe se a do të jetë po aq i bukur sa ai i vitit 2017.

Lojrat Olimpike që do të mbahen në Korenë Jugore

Lojërat Olimpike është koha kur të gjithë lojtrarët e sporteve dimërore konkurojnë kundër njëri-tjetrit.

Rikthehet Justin Timberlake

Gjysma e argëtimit të Super Bowl është të shikosh shfaqjen e gjysmëvjetori dhe të presesh se kush do të jetë prezantuesi. Justin Timberlake ka shumë miq të famshëm dhe një histori të njohur. A do të bashkohet ai me NSYNC? A do t’i kërkojë falje publike Janet Jackson?

Sezoni i shpërblimeve është pothujase në fund

Oskarët, Globët e Artë, Zgjedhja e Kritikëve, Grammys, janë ngjarje që ofrojnë tema për të biseduar, pavarësisht se kush janë fituesit, humbësit, prezentuesit, se si duken dhe sa kanë kushtuar veshjet e tyre.

Shtatzënia e motrave Kardashian

Kim, Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner do bëhen nëna gjatë vitit 2018. Nga të trija, mister mbetet shtatzënia e Kylie, e cila nuk është parë në publik me barkun e fryrë.

Martesa mbretërore

Obsesioni i amerikanëve me familjen mbretërore është rritur pas konfirmimit të martesës mes Prince Harry dhe aktores Meghan Markle. Dasma mbretërore do të zhvillohet me 19 maj dhe besohet se dasma “do të jetë e vogël”.

Taylor Swift do të fillojë turneun e saj

Turneu “Reputation” do të fillojë me 8 maj në Glendale, Arizona dhe pritet të jetë një spektakël  i vertetë.

Një tjetër fëmijë në familjen mbretërore

Princi George dhe Princesha Charlotte janë dy nga fëmijët më të pëlqyer në planet, por së shpejti ata do të bëhen me një vëlla ose një motër të vogël.

Turizmi në hapësirë mund të bëhet

Kompania e Elon Musk, SpaceX, ka njoftuar se gjatë vitit 2018 ata do të dërgojnë qytetarët në hapësirë. Plani është për një udhëtim një-ditor përgjatë hënës.

Rikthehet seriali “Westworld”

Seriali “Westworld” i krijuar nga HBO pritet të fillojë në pranverën e ardhshme. Ky serial është kthyer në një përkufizim të “dashurisë” ndaj TV-së në vitin 2016.

Kupa Botërore e FIFA-s do të zhvillohet gjatë verës

Kupa Botërore e FIFA-s do të zhvillohet në Rusi nga 14 qershor deri me 15 korrik, është një ngjarje që sjell kënaqësi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme