Meshkujt dhe femrat janë si dy drejtime të kundërta. Dikush në Jug e tjetri në Veri.
Gjithmonë do ta gjeni veten në debate se kush është më i mirë – mashkulli apo femra, transmeton Telegrafi.
Meshkujt mendojnë se femrat janë të çmendura dhe femrat e kanë po ashtu të njëjtin mendim për meshkujt.
Mund të debatoni e qeshni sado që dëshironi, por, në fund të ditës, dy gjinitë kanë nevojë për njëri-tjetrin.
Një prej dallimeve që i kanë këto dy gjini është se femrat zakonisht janë më të drejtpërdrejta kur bëhet fjalë se çfarë duan nga një mashkull, por meshkujt ndihen më të turpëruar të tregojnë se çfarë duan nga femra.
Prandaj, më poshtë i keni disa gjëra që meshkujt i kërkojnë te femrat.
Mos u sillni si robot
Meshkujt kanë zero tolerancë për femrat që shtiren. Atyre u pëlqejnë femrat që nuk frikësohen ta tregojnë veten e brendshme. Mos u frikësoni ta shprehni vetveten përpara mashkullit tuaj.
Lëvizja e parë
Kjo është gjëja më seksi që mund ta bëni për mashkullin tuaj. Kjo është diçka që çdo mashkull e dëshiron.
Sportet…
Çdo mashkull dëshiron që femra të shikojë sport me të pa u ankuar. Meshkujve u pëlqen sporti dhe i dashurojnë vajzat që shikojnë sport.
Flisni çfarë keni në mendje
Meshkujt duan vajza që flasin direkt për emocionet e tyre. Thuajeni atë çfarë e ndjeni, mos ndjeni turp për t’i shprehur ndjenjat.
Bukuria natyrale
Meshkujt duan femra që e vlerësojnë bukurinë natyrale dhe nuk e teprojnë me makijazh.
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...