Gjërat që krejt çiftet i bëjnë po nuk i pranojnë

23:21 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Dashuria e vërtetë nuk është ashtu si paraqitet në komeditë romantike, por jeton në gjërat e vogla që njerëzit i bëjnë e që i bën ata të pandashëm e “NJË” shpirt.

Më poshtë janë disa nga situatat që pothuajse të gjitha çiftet i bëjnë e që në një formë ose tjetër e deklarojnë dashurinë e tyre pa thënë “Të dua”…sepse dashuria e vërtetë nuk ka nevojë për fjalë.

Bëjnë thashetheme për çiftet e tjera dhe gjithmonë dalin në konkluzionin se janë çift më i mirë se të tjerët

Mendojnë emrat për fëmijët e tyre të ardhshëm

I japin njëri-tjetrit nofka të çuditshme

I dërgojnë njëri-tjetrit mesazhe erotike kur tjetri është në takime zyrtare

Ankohen për gjëra të vogla në mënyrë që partneri i tyre të kujdeset për ta si për një

E pyesin njëri-tjetrin edhe për gjëra si “çfarë kam në shpinë?

I marrin erë rrobave të partnerit kur ai/ajo është larg

Bëjnë fytyra të çuditshme kur ata bëjnë fotografi bashkë

Debatojnë për gjëra të vogla sepse pajtimi është shumë i “ëmbël”

Mendojnë se si do të jenë si çift kur të plaken

Ndodh që kalojnë gjithë ditën në shtrat duke ngrënë ushqime dhe parë filma

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme