Në momente të vështira, të gjesh buzëqeshjen dhe të përpiqesh të jesh i lumtur është një sfidë. Vështirësitë, pengesat, situatat “jo” fort të volitshme, ndonjëherë na shtyjnë drejt pakënaqësisë. Për të luftuar gjendjen e keqe dhe për të gjetur gëzimin, në fund të fundit, mund të jetë e mjaftueshme fare pak! Këtu janë pesë gjëra për të bërë që ju ndihmojnë të jeni më të lumtur sipas shkencës.
Qëndrimi në ambient të hapur- Ecja, vrapimi dhe në përgjithësi, lëvizja jashtë në një park, në një plazh ose në pyll stimulon prodhimin e endorfinave, hormoneve të humorit të mirë. Ndihmon gjithashtu në lehtësimin e tensionit dhe përmirëson mirëqenien psikofizike.
Konsumi i çokollatës- Po ndjeheni të trishtuar? Çokollata e zezë është e pasur me triptofan, një pararendës aminoacid i serotoninës, hormoni i mirë i humorit. Ky aminoacid stimulon gjithashtu sintezën e dopaminës, një neurotransmetues që përmirëson reagimin e trupit ndaj stresit psikofizik.
Dëgjo muzikë- A jeni i tensionuar dhe nervoz? Dëgjoni këngën tuaj të preferuar. Në momentet “jo” të mira, muzika është e shkëlqyeshme për të rikthyer humorin dhe për t’ju ndihmuar të jeni të lumtur. Kjo është e konfirmuar nga një studim i kryer nga Universiteti i Queen’s në Belfast dhe botuar në revistën Plus One.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë