Gjërat që ju largojnë stresin dhe ju sjellin më shumë lumturi në prag festash

18:01 | 5 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Sezoni i festave nuk është gjithmonë ai i shumëprituri! Ka shumë stres, ankth! Çështje organizimi, dhuratash, shtëpia, gatimet, miqtë, familjarët, gjithçka që kërkon angazhimin tuaj për t’u realizuar e që mund t’ju çojë papritur në gjendje stresi, edhe pse në prag festash kjo është gjëja e fundit që do donit të përjetonit!

Ndaj, ne ju sjellim gjashtë këshilla efikase që ju ndihmojnë për të mposhtur stresin gjatë festave, e jo vetëm!

Flini shtatë deri në nëntë orë gjatë natës

Kjo ndihmon në forcimin e vendosmërisë, përmirësimin e mendjes suaj dhe mirëmbajtjen e peshës suaj. Në fakt, disa studime tregojnë se kur ju bëni gjumë të mirë gjatë natës, ka më shumë gjasa që ju të bëni zgjedhje më të mira ushqimore. Shkenca tregon gjithashtu se kur bëni gjumë të kufizuar, keni tendencë të keni nivele më të larta të hormonit stimulues të oreksit, çka ju shtyn në sasi më të mëdha konsumi.

Merrni kohë për veten tuaj

Ndërsa është joshëse të shpërbleni veten me dhurata të bukura, mendoni ta trajtoni veten me disa gjëra krejt elementare, por që ju çuditërisht ju ndryshojnë gjendjen emocionale direkt. Keni nevojë për disa ide? Provoni një qiri me erë të këndshme, një manikyr të freskët ose të lexoni një revistë të bukur! Do t’ju vlejnë doemos!

Relaksohuni

Zhdukni dhe qetësoni veten nga stresi me një filxhan çaji, sidomos kamomil, i cili vepron si një qetësues i mesëm dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e ankthit.

Nxirrni frymën

Shtypni butonin tuaj “pauzë” të brendshëm dhe merrni frymë thellë. Mendoni për tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës dhe për të cilat krenoheni. Do të ndiheni menjëherë më pozitiv dhe më pak të ndikuar nga gjërat negative. Kthejeni këtë në një rutinë normale gjatë ditëve festive dhe do të ndiheni ndryshe, na besoni!

Dobësohuni

Konsiderojeni si sfidë! Para se të pyesni veten nëse jeni të uritur vërtetë apo jeni të stresuar, shpërqendrohuni diku tjetër, në një aktivitet tjetër. Telefononi një mik, bëni një shëtitje të shpejtë, sistemoni çantën ose dollapin tuaj, e gjithë kjo taktikë do ju ndihmojë që të mos e mbani mendjen tek ushqimi, e kështu me kalimin e ditëve ju do të ndjeheni më të lehtësuar nga kilogramët tuaj.

Ecni

Bëjeni këtë çdo ditë të jetës suaj! Shëtisni rrotull shtëpisë apo në një lagje afër, merrni shkallët e pallatit dhe mos përdorni ashensorin, synoni 10 mijë hapa çdo ditë dhe do të ndiheni se keni bërë diçka me vlerë për veten tuaj!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme