Lëkura është organi më i madh tek individët dhe të gjithë e dimë që bashkë me vitet që ikin, ajo riskohet mjaftueshëm nga zakonet tona të përditshme, stili i jetës, mënyra e ushqyerjes, sjelljet, gjendja emocionale, gjithçka që lidhet direkt me ne. Këtu janë gjashtë gjëra që ne i bëjmë çdo ditë dhe që e dëmtojnë lëkurën duke shkaktuar rrudha dhe duke na bërë të dukemi më të plakur se mosha reale. Jeni kurioz t’i mësoni edhe ju?
Cigarja
Pak veta mund të befasohen nga fakti se ky zakon mund të shkaktojë rrudha. A ka ndonjë organ që përfiton nga pirja e duhanit? Njerëzit në të vërtetë mund të shohin se efektet e dëmshme të pirjes së duhanit fillojnë të ndodhin vetëm disa vjet pas përdorimit fillestar të cigares. Sipas klinikës Mayo, nikotina në cigare shkakton ngushtimin e enëve të gjakut në shtresat më të jashtme të lëkurës, duke çuar në qarkullim të dëmtuar të gjakut. Një furnizim më i dobët i gjakut nënkupton më pak lëndë ushqyese. Shumë kimikate shkatërruese të kolagjenit nga nikotina, madje nga duhanpirja ju dëmtoni zemrën, mushkërinë, trurin, etj.
Sapuni i ashpër
Sapunët kanë një pH të lartë, kështu që zhveshin lëkurën nga lipidet natyrore dhe proteinat, duke e lënë lëkurën të dehidratuar. Kozmetikisht kjo përkthehet në një fytyrë të thatë, të plasaritur, me rrudha të theksuara. Në larjen e radhës përdorni një pastrues me PH neutral, por që depoziton lagështi.
Smogu
Studimet kanë treguar se kimikatet në ajër shkaktojnë radikale të lira të ngjashme me ato të rrezeve të diellit. Për t’u mbrojtur nga smogu dhe ndotja e ajrit, sigurohuni që të bëni këto tre gjëra të rëndësishme me lëkurën tuaj: Pastroni natën lëkurën për të hequr qafe grimcat e bezdisshme industriale që janë vendosur në fytyrën tuaj gjatë ditës Forcojeni lëkurën me një antioksidant Shtoni një krem ushqyes për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes natyrale të lëkurës tuaj.
Grimi i gabuar
Make up-i mund të ndihmojë në fshehjen e papërsomërive dhe efekteve të moshës, por përdorimi i llojit të gabuar mund të shkaktojë rrudha dhe t’ju bëjë juve të dukeni më e vjetër se mosha reale. Ju mund të aplikoni disa pluhura tek rrudha përreth gojës dhe syve duke theksuar tiparet tuaja në maksimum, e ndërkohë i jepni shkëlqimin e duhur lëkurës.
Stresi
Asgjë nuk e ngarkon trupin tuaj më shpejt sesa shqetësimi i vazhdueshëm, ankthi apo stresi. Stresi mund të plakë trurin tuaj, të rrisë presionin e gjakut dhe të prishë zakonet e gjumit tuaj, të gjitha këto të kombinuara mund t’ju bëjnë të dukeni më e plakur. Kufizoni sasinë e kafeinës që pini, shmangni ushqimet e përpunuara, të cilat mund të bëjnë që stresi të ketë ndikim në sistemin tuaj tretës dhe provoni të merrni një seancë javore joge ose meditimi për të rritur gjendjen shpirtërore dhe për të qetësuar mendjen.
Nuk bëni aktivitet fizik
Ndërsa vrapimi i tepërt mund të shkaktojë rrudha dhe atë efektin që njihet si “fytyra e vrapuesit”, stërvitja e moderuar çdo ditë nuk është e mirë dhe e shëndetshme vetëm për zemrën, peshën e mushkëritë tuaja, por siguron edhe një efekt rinovues në lëkurë. Për sa kohë që ushtroheni dhe bëni aktivitet fizik në natyrë ose në palestër çdo ditë, ju i keni bërë një nder të madh lëkurës suaj.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...