Përqafimet dhe puthjet prodhojnë ndjenja të qetësisë e të sigurisë. Më poshtë i keni disa gjëra të cilat ju ndodhin kur e takoni shpirtin binjak. Dashuria nuk ka të bëjë vetëm me ndarjen e momenteve të mira, por edhe të momenteve të këqija
Dashuria romantike mund të zgjatë dhe këtë e ka dëshmuar shkenca.
Nëse ktheheni të lodhur në shtëpi pas punës dhe e shihni partnerin duke ju pritur për një mbrëmje emocionuese, në vend se t’ju ndihmojë, mund të ketë çlidhje mes juve dyve. Kjo nuk nënkupton se duhet të ndaheni, por një shpjegim i mirë është i domosdoshëm.
Nëse partneri ju sheh vetëm si objekt për t’u argëtuar tërë kohën, atëherë kjo mund t’ju shkatërrojë mendërisht. Ju duhet të jeni vazhdimisht në sinkronizim me nevojat e njëri-tjetrit. Dashuria e vërtetë është vepërDashuria e vërtetë përfshin të kaloni përmes fazave të këqija. Është gjë mjaft e zakonshme të ndiheni e vetmuar herë pas here në lidhje. Nëse të dy e dashuroni njëri-tjetrin, ju duhet të punoni për t’i shmangur keqkuptimet.
Duhet t’i dini limitet dhe t’i mbani ato
Lidhja e shëndetshme dhe dashuria gjithmonë i kanë limitet e veta. Është si një marrëveshje e caktuar mes juve dyve ku asnjëri nuk provon të bëhet “diktator”. Nëse komunikimi bazohet vetëm në argëtim, atëherë herët apo vonë do të ketë probleme. Në lidhje të shëndetshme duhet të flisni dhe të mos frikësoheni të thoni diçka kur ndiheni se dikush po jua tejkalon limitet.
E keni të njëjtin koncept të asaj se çfarë është dashuria e vërtetë
Ju e mbështetni njëri-tjetrin, ju shpenzoni kohë kualitative bashkë dhe ia falni gabimet njëri-tjetrit. Për të gjitha çiftet, interesat dhe koncepti i dashurisë mund të jetë i ndryshëm: disa preferojnë të udhëtojnë, e disa preferojnë të qëndrojnë në shtëpi.
Dashuria nënkupton qëllime dhe dëshira të përbashkëta
Harmonia është gjë shumë e vështirë për ta ndërtuar dhe arritja e qëllimeve të përbashkëta mund ta ndihmojë atë. Por, ka disa pika të cilat nuk duhet t’i harroni. Fillimisht, ju duhet të siguroheni se jeni specifik dhe realistë në atë çfarë dëshironi. Së dyti, mos harroni ta festoni bashkë suksesin.
I ndani përgjegjësitë
Ndjenja se partneri mund të jetë duke i shmangur përgjegjësitë mund të jetë shumë traumatike dhe e pashëndetshme për lidhjen. Dashuria e vërtetë nuk duhet t’ju bëjë të ndiheni keq, por duhet t’ju bëjë të ndiheni më të fortë dhe më të mbrojtur. Një bisedë e mirë mund t’i zgjidhë problemet.
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...