Me ardhjen e ditëve të nxehta është e vështirë të gjesh produktet e duhura kozmetike. Aplikimi i tyre duhet të jetë në të njëjtën kohë i lehtë, por edhe të jenë rezistente ndaj ujit.
Ju sjellim një listë me produktet ideale kozmetike për ditët e bukura të verës.
Buzëkuq
Ai ju dhuron hijeshi dhe i mban buzët të buta. I përbërë nga vajra të shumtë, ofron hidratim, duke mos e lënë lëkurën e buzëve të thahet.
Rimel
Ndriçoni shikimin tuaj me një rimel rezistent ndaj ujit. Aplikimi i tij ju dhuron një shikim fatal dhe tërheqje maksimale. Nëpërmjet syve do të thoni gjithçka.
Laps për sy
Rezistent ndaj ujit, ai është ideal për ditët e verës. Me një mori ngjyrash, ju dhuron një shikim plot dritë.
Shkëlqyes për faqe
Një kombinim ngjyrash që i jep ndriçim lëkurës, thekson faqet dhe krijon iluzionin e një shkëlqimi natyral. Falë harmonisë së disa nuancave, ai plotëson çdo kërkesë dhe dëshirë të femrave për një lëkurë fytyre perfekte.
Freskues trupi
Ky produkt i krijuar nga Lucia Pica sjell freski dhe hidratim, me një aromë të këndshme. I frymëzuar nga Cologne, ai rrit gradualisht shkëlqimin natyral të lëkurës.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...