Google ADS

Gjërat që duhet të dini për të larguar frikën nga fluturimi

07:23 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Keni frikë nga fluturimi? Sa herë që hipni në aeroplan duhet që të kryqëzoni gishtërinjtë? Në të vërtetë, matematika, statistika dhe teknologjia na thonë se avioni është mjeti më i sigurt i transportit. Ja gjërat që duhet të dini për të larguar frikën nga fluturimi.

-NË QIEJ NUK JENI TË VETËM

Mesatarisht, çdo ditë fluturojnë 8 milionë njerëz. Në vitin 2014, numri total i pasagjerëve civilë ishte 3.1 miliardë (ose 44% e popullsisë së botës). Gjatë kësaj periudhe ka patur vetëm 81 aksidente dhe 210 të vdekur.

-TURBULENCAT

Kush ka frikë fluturimin, terrorizohet mbi të gjitha prej turbulencave. Është frikë e pabazë. Ekzistojnë tre lloje turbulencash: të lehta, të moderuara dhe të forta. Për pilotët, ajo e lehta nuk është e ndryshme nga një rrugë me gunga të lehta. E moderuara as nuk i tremb: zakonisht zgjat 10-15 minuta dhe nëse vazhdon, piloti mund të zgjedhë të fluturojë në një tjetër lartësi. Turbulenca e fortë është shumë e rrallë: pak minuta në 10 mijë orë fluturim të një piloti. Shkakton parehati, por nuk është e rrezikshme. Avioni mund të devijohet në lartësi deri 30 metra, por aspak si në ato që shihen tek filmat me fatkeqësi në kinema.

-123 MIJË VJET

Por ka nga ata që janë edhe më optimistë: në vitin 2013, Arnold Barnett, profesor i statistikës në MIT të Bostonit ka konkluduar se rreziku i vdekjes për pasagjerët e linjave ajrore civile është 1 në 45 milionë fluturime. Sipas Nju Jork Tajms, një udhëtar mund të fluturojë përditë për 123 mijë vjet dhe të jetë sërish i sigurt.

-QIEJT E MBUSHUR

Në botë ka 49871 rrugë ajrore në të cilat kryhen 102465 fluturime përditë. Vetëm fluturimet e tre kompanive kryesore ajrore (Star Alliance, One ëorld, Sky Team) janë 47 777 në ditë.

-TË SIGURTË NË FLUTURIM

Fluturimi është mjeti i transportit më i sigurt. të dhënat u referohen vetëm SHBA, por janë më se të qarta: aksidentet shkaktojnë 0.06 të vdekur për çdo një mijë fluturime,autobusët shkaktojnë 0.14, metroja 0.24, trenat 0.47, makinat 5.75 dhe motorët 217.

-DASHURIA FITON

Psikologu dhe ish kapiteni i aviacionit amerikan, Tom Bunn ka vënë në zbatim një program kundër frikës së fluturimit që quhet Soar, dhe bazohet në lëshimin e oksitocinës, i njohur si hormoni i dashurisë. Sipas tij, nëse imagjinojmë, pak a shumë si në një ushtrim, një burim të besueshëm të hormonit të dashurisë, si për shembull një kënaqësie seksuale, fytyrën e partneres etj, oksitocina hyn në lojë dhe amigdala nuk lëshon më hormonin e stresit që është përgjegjës për ankthin e fluturimit. Duhet provuar për ta besuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme