Universi ka qenë shumë i tensionuar gjatë gjithë 2020-ës, mjafton të kujtoni gjithë ngjarjet astrologjike. Mes të gjithave më i rëndësishmi është Marsi në prapavijë, që nisi prej 9 shtatorit është gati të na sjellë për rreth 3 muaj, ndjesi frustrimi, padurimi dhe rraskapitjeje, por gjithashtu edhe shanse për të riparë objektivat dhe pasionet tona. Ç’duhet të keni parasysh gjatë kësaj periudhe delikate? Më poshtë gjeni listën me gjëra që duhet dhe s’duhet të bëni!
1. Gjeni mënyra konstruktive për të shprehur inatin tuaj
Gjatë prapvijës së Marsit, është e thjeshtë ta gjeni veten të acaruar apo me nerva gati të shpërthejnë! Merrni frymë thellë para se të ndizni ndonjë sherr dhe mos neglizhoni aktivitetin fizik. Përpiquni të ruani qetësinë dhe paqen tuaj, për të qenë të ekuilibruar, të paktën derisa kjo prapavijë të mbarojë.
2. Mos shko përtej limiteve të tua fizike
Siç mund ta dini, Marsi është udhëheqësi i ndjesive fizike, prandaj mos e kufizo veten ndaj gjërave që të bëjnë të ndihesh mirë. Eshtë e rëndësishme të lëvizni trupin dhe të qëndroni të hidratuar. Dëgjojeni trupin dhe mos merrni risqe të larta për të mirën e shëndetit dhe imunitetit tuaj.
3. Merr nga energjia e Afërditës, planetit të dashurisë
Zbulo cila është shenja jote e Afërditës dhe mëso më shumë rreth gjërave që të japin kënaqësi, gjej vlerë tek gjithçka që bën dhe zgjo romancën/dashurinë!
4. Mos vepro me implusivitet dhe as mos merr përsipër risqe!
Marsi përkthehet ndryshe në planet aksioni, por gjatë kësaj kohe ndaloni. Do të ndiheni të paduruar, por prisni. Merrni gjithë kohën që ju duhet dhe mos dilni në përfundime të nxituara.
5. Mos lançoni asnjë produkt apo projekt të ri
Gjatë kësaj periudhe do të ndiheni më pak ambicioz se zakonisht dhe pasioni për objektivat tona duket sikur do të zbehet. Përdoreni këtë kohë për të menduar më mirë rreth qëllimeve tuaja.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...