Sipas psikologëve dhe terapistëve të marrëdhënies në çift, ekzistojnë disa sjellje të caktuara të cilat tregojnë ndjenjat e forta që dikush ka për ju.
Do t’ju dëgjojë.
Kur janë të pasionuar për diçka ose për dikë që duan, u japin përqendrim të plotë.
Do të luftojë me ju.
Nëse ai ju do, do të luftojë me ju dhe për ju. S’do ngurojë të investojë kohën dhe zemrën.
Do të sakrifikojë për lumturinë tuaj
Kjo mund të jetë një nga shenjat më të mëdha që tregon se një njeri me të vërtet ju vë para çdo gjëje tjetër. Tregon dashurinë dhe respektin e tyre për emocionet tuaja.
Do të luftojë për dashurinë tuaj.
Një njeri që është në dashuri me ju do të luftojë për ta mbajtur atë dashuri. Ai ndjehet me fat që ju ka dhe do që të tregojë të njëjtën gjë. Për të, humbja do të ishte dhimbja më e keqe.
Do të jetë krenar për arritjet tuaja.
Krenaria që ndjen për ju do të jetë disi e ngjashme me atë që një nënë ndjen ndaj fëmijës së saj. Nuk ka konkurrencë në dashuri dhe kështu ai kurrë nuk do të ndihet i kërcënuar nga ju.
Do i dukeni bukur edhe në ditët tuaja më të këqija
Pa marrë parasysh nëse keni një ditë të keqe, ai do t’ju dojë për personin që ju jeni dhe jo pamjen tuaj. Sipërfaqësia nuk do të jetë kurrë baza e dashurisë së tij.
Do të kujdeset për familjen dhe miqtë tuaj
Ai do të kuptojë se sa të rëndësishme janë për ju familja dhe miqtë tuaj dhe do t’u japë atyre respekt të barabartë.
Nuk do të ketë frikë të tregojë dobësinë e tij para jush.
S’do të ketë frikë të të tregojë anën e tij të ndjeshme dhe të ndajë frikën e tij./koha jone
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...