Ndonëse vagina është një organ vetëpastrues dhe sekrecionet janë mëse normale, ndodh që çrregullimet hormonale të shkaktojnë thatësi vaginale. Një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje është niveli i ulët i estrogjenit.
Kjo gjë vjen si pasojë e menopauzës dhe ushqimit me gji . Kur ndaloni së ushqyeri fëmijën me gji, nivelet e estrogjenit ribalancohen e vagina rikthehet në gjendjen e saj të shëndetshme dhe të hidratuar ndërsa kur vezoret ndalojnë së prodhuari estrogjen për fat të keq gjendja është e pakthyeshme.
Një tjetër shkaktar i thatësisë vaginale është menopauza, që ndodh zakonisht rreth të 50-ave. Vezoret ndalojnë së prodhuari estrogjen, ndaj gruaja përjeton thatësi vaginale, djegie dhe dhimbje kur kryeni aktivitet seksual
Indet bëhen shumë më pak elastike, shumë më të hollë, më të prirur ndaj dëmtimeve. Kjo mund të ndikojë në raportin seksual dhe mund të rrisë rrezikun për të zhvilluar infeksione të traktit urinar. Për fat të mirë, ky është një problem që mund të kurohet dhe veç lubrifikantëve me bazë uji apo silikoni mund të merrni dhe estrogjen vaginal, trajtim hormonal që nuk qarkullon në enët e gjakut por trajton vetëm problemin e një organi të vetëm.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...