Shumë shqetësime budallaqe shoqërore mund të na bëjnë të ndjehemi të turpëruar në jetën tonë seksuale. Por e vërteta është se çdo gjë që është konsensuale dhe e kërkuar si dhe nuk dëmton askënd duhet të jetë në listë – pa ndjenjën e fajit.
Këtu janë disa gjëra që na kanë lodhur duke i dëgjuar se duhet të ndjehemi keq nëse i bëjmë në shtrat. Jeta është shumë e shkurtër që të mos shijoni të gjithë seksin që ju dëshironi, saktësisht mënyra siç e dëshironi.
Ndalimi gjatë aktit seksual
Nëse jeni dakord për diçka dhe pastaj e kuptoni se nuk jeni plotësisht në të, ju absolutisht nuk keni asnjë detyrim të vazhdoni ta bëni, pa marrë parasysh se partneri mund të ju stimulojë për ta bërë. Pëlqimi mund të revokohet në çdo kohë, për çdo arsye. Kjo varet krejtësisht nga ju. Përveç kësaj, asnjë person i mirë nuk dëshiron të flejë me dikë që është asgjë më pak se tejet entuziast.
Mos i shijoni gjërat që ju “mendoni” se i pëlqeni
Bisedat popullore rreth seksit nganjëherë krijojnë përshtypjen se ne të gjithë duhet të jemi të çmendur për seks oral ose PIV (penis in vagina) seks apo ndonjë lloj tjetër të seksit. Vërtetë, ka një gamë të madhe të shijeve dhe preferencave seksuale, dhe të gjitha janë krejtësisht normale. Në vend që të ndjeheni fajtorë për atë që nuk ju pëlqen, përqëndrohuni në gjetjen dhe shijimin e diçkaje të nxehtë për të dy – ju dhe partnerin.
Bëni diçka të ndaluar (tabu)
Përsëri, asnjë pëlqim mes të rriturve nuk është problem. Praktika të pazakonta seksuale (Kinks) janë ekstrem të shpeshta, dhe ato nuk duhet domosdoshmërisht të reflektojnë shumë se kush jeni jashtë dhomës së gjumit. Ju nuk jeni antifeminist sepse dëshironi të dominoni, nuk jeni tepër agresiv sepse dëshironi të dominoni dikë dhe nuk jeni të veçantë që të mos dëshironi të provoni luajtjen e rolit. Nuk ka nevojë për të gjykuar apo analizuar dëshirat tuaja; nëse ju të dy e pëlqeni, është arësye e mjaftueshme për ta bërë atë.
Flisni kur diçka nuk funksionon për ju
Mos u shqetësoni për lëndimin e vetëvlerësimit të partnerit tuaj. Shpresojmë, se më mirë të merrni disa kritika konstruktive se sa të vazhdoni me diçka që nuk krijon ndjenja për ju. Sidomos nëse diçka dhemb fizikisht gjatë seksit, mos harroni se nuk duhet të ndiheni keq nëse ndaloni menjëherë dhe gjeni diçka që funksionon për ju.
Shprehni çfarëdo fytyre (grimase) apo zhurmë (rënkim) që bëni
Fytyra apo zhurma (rënkimi) seksi gjatë aktit seksual nuk është diçka që ju duhet t’i jepni prioritet nëse nuk ndjeheni ashtu. Shqetësimi për të bërë pamje të mirë për partnerin tuaj mund të prishë kënaqësinë, për këtë është shumë më e rëndësishme që të përqëndroheni në ndjenjat tuaja.
Dhënia e udhëzimeve
Disa mund të thonë se komunikimi gjatë seksit prishë disponimin, por kjo është absurde. Gjithkush pëlqen gjëra të ndryshme, ashtuqë si mundet partnerët tanë ta dinë se çfarë na pëlqen nëse ne nuk flasim me ta në lidhje me të? Çdokush ka egon e lënduar nëse nuk është në gjendje të lexojë mendjen tuaj se a keni pasiguri – gjë që nuk ka aspak lidhje me ju.
Përdorimi i lodrave
Me dëshirën t’i jepni shije jetës suaj seksuale me lodra nuk është një fyerje për aftësitë e partnerit, dhe kjo nuk e bën seksin më pak të lidhur apo autentik. Nëse, duke sjellë një vibrator të lezetshëm të ri në shtrat mund ta bëjë seksin shumë më argëtues për ju të dy, pse jo.
Të jeni pak egoist
Po, seksi duhet të jetë një aktivitet i përbashkët. Por ndonjëherë duke e bërë këtë mendim të përbashkët bëni kërkim për veten, qoftë duke kërkuar që partneri juaj të shpenzojë më shumë kohë në ty, duke sugjeruar pozicionin tuaj të preferuar, apo realisht duke marrë gjërat në duart tuaja. Duke pasur parasysh se vetëm 65 për qind e grave kanë orgazmë të plotë çdo herë që kanë marrëdhënie intime me dikë, shumë prej nesh mund të qëndrojë se ndoshta jemi më egoist.
Inicimi i seksit
Ditët kur mendohej se gratë janë më pak qenie seksuale dhe mendohej se burrat duhet bërë lëvizjen e parë kanë ikur (fatmirësisht) me kohë. Këmbëngulja tregon se jeni të sigurt dhe e dini se çfarë dëshironi, dhe kjo është sexy.
Fjetja me cilindo që ju dëshironi
Pa marrë parasysh të ashtuquajturën njohuri të përgjithshme se çka mund të diktojë, fjetja me dikë në takimin e parë nuk do të sabotojë hyrjen tuaj në një marrëdhënie, ashtu si të paturit e një qëndrimi për një natë nuk do të ju bëjë të urreni veten. Harroni gjithçka që e keni mësuar se me kë duhet dhe nuk duhet të fleni – zgjedhjet tuaja seksuale të ndikojnë në etikën tuaj për llojin e personit.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...