Ka qenë një nga misteret më të mëdha, zhdukja e domates së parë të rritur në hapësirë. Ky mister mori fund këtë javë, kur shtatë astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës njoftuan në 25-vjetorin e orbitës se gjetën frutin e humbur.
Domatja ishte e para që u rrit dhe u korr dhe në hapësirë. Ajo u rrit në planetin Mars nga astronauti amerikan Frank Rubio, i cili mban rekordin për fluturimin më të gjatë në hapësirë me 370 ditë.
Domatja e kuqe robin u korr si pjesë e një eksperimenti të NASA-s për të rritur prodhimet në hapësirë për misione afatgjata në të ardhmen. Rubio tha se ishte një moment krenarie, deri në ditën kur humbi gjurmët e ushqimit të freskët.
“Kur e kam vjelë, mendoja, cila ishte domatja e parë në hapësirë dhe e vendosa në një qese të vogël”, kujtoi Rubio në një intervistë të NASA-s në tetor.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, ai përfundoi duke e marrë domaten nga çanta Ziploc për t’u treguar disa studentëve produktet e çmuara, por dukej se e vendosi gabim më pas.
Rubio tha se ai kaloi pa sukses rreth 18 deri në 20 orë duke kërkuar për domaten dhe supozoi se do të ishte thyer deri në pikën sa nuk mund të dalloje se çfarë ishte dhe mund të ishte hedhur në plehra aksidentalisht.
Për shkak të natyrës pa peshë të hapësirës, çdo objekt që është i pasigurt ose jo i lidhur ka të ngjarë të notojë jashtë. Dhe në ISS, e cila është më e madhe se një shtëpi me gjashtë dhoma gjumi me siguri do të ketë një bollëk vendesh të mira fshehjeje për një domate të vetme. Në muajt që kur domatja ishte zhdukur, disa dyshonin se Rubio e hëngri atë, por pas zbulimit, e shfajësuan./a2cnn
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore