Google ADS

Gjenden 400 persona që jetonin në podrumin e një ndërtesë luksoze në Pekin

23:00 | 20 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Zbulimi i fundit i 400 personave që jetonin në podrumin e një komplesi apartamentesh luksoze në Pekin, ka zbehur shkelqësinë e dritave në kryeqytetin kinez.

Mediat kineze kanë raportuar se ata jetonin në dhoma pa dritare dhe vetëm me një dalje emergjentë, transmeton portali arbresh.info

Ata jetonin në Julong Gardens, që ndodhet në veri-lindje të qytetit dhe që njihet si pjesë e populluar nga emigrantët e pasur.

_96558151_gettyimages-464282229

Banuesit që kishin marrë podrumin me qira, jetonin në strehimore të ndara dhe bunker që ishin ndërtuar në Pekin gjatë viteve 1970 dhe 1980.

Në hapsirën e jetesës në podrum ishin kompletuar kuzhina dhe dhoma për pirjen e duhanit. Qiramarrësit janë kryesisht punëtorë emigrantë, që jetonin komplet një jetë të kundërt me ata që banorët që kishin apartamante në atë ndërtesë.

Ende nuk është e qartë nëse shtëpitë nëntokësore ishin banuar ilegalisht, apo ishin lëshuar me qira nga ndonjë person. Mediat kineze kanë raportuar se hetimet tashmë kanë filluar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme