Pas asaj periudhe të ëmbël të “muajit të mjaltit” të një lidhje, ku ndjesia e mirë e të pasurit një partner në jetë fillon të dobësohet, fjalosjet e vogla fillojnë të shfaqen në lidhje.
Këto fjalosje të vogla që mund të jenë rreth pastrimit të shtëpisë, mbajtjes së dritave ndezur, etj., mund të shkaktojnë stres në çdo lidhje – por fatmirësisht ekziston një zgjidhje për këtë, transmeton Telegrafi.
Familja e afërt dhe miqtë mund t’i “shërojnë” streset e panevojshme, sipas hulumtuesve të Universitetit të Teksasit.
Pas një eksperimenti me 100 çifte të porsamartuara, hulumtuesit kanë arritur në përfundim se ata të cilët kanë disa miq të afërt dhe janë të afërt me familjen kanë nivele më të vogla të stresit kur fillojnë konfliktet brenda çiftit.
Studimi është publikuar në revistën “Social Psychological and Personality Science”, ndërsa autorët e studimit kanë treguar se partnerët janë më të kënaqur kur kanë afër familjarë e miq në të cilët mund të mbështeten kur kanë probleme martesore.
Përveç kësaj, konfliktet e ndryshme martesore i përjetojnë më lehtë kur i diskutojnë me miqtë e familjarët.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të