Dëgjojmë shumë njerëz që përmendin gjuhën e tyre të dashurisë. Po, po, gjuha e dashurisë ekziston vërtet – është mënyra se si ne shprehim, presim dhe marrim dashuri. Të kuptuarit se çfarë na bën të përfshihemi në një marrëdhënie ka fuqinë për të përcaktuar nevojat dhe kushtet tona, shkruan Class.
Dr. Gary Chapman është autori i librit më të shitur, “5 gjuhët e dashurisë”, dhe natyrisht, eksperti kryesor për këtë temë. Ai i ka thjeshtëzuar në detaje për disa prej nesh që kanë nevojë për rifreskim, sepse sugjerimi i tij i parë është të mësoni gjuhën tuaj kryesore të dashurisë. Dhe, mos u merrni shumë me zgjedhjen e vetëm një. Nëse ndiheni të dyzuar mes dy opsionesh, Dr. Chapman na siguron se jemi thjesht dygjuhësh dhe unë mendoj se kjo është e adhurueshme!
Dr. Chapman ka një këshillë të thjeshtë paraprake: “Kur partneri të thotë ‘nuk ndihem i dashur’, dëgjo atë që ai kërkon më shpesh ose atë për të cilën ankohet, kur ka tension në ajër. Ai po të tregon se si do të dashurohet”.
Ja pesë gjuhët e dashurisë:
“Nëse kjo është gjuha e dashurisë, komplimentet e pakërkuara janë gjithçka ëndërroni. Dëgjimi i fjalëve: ‘Të dua’ është i rëndësishëm. Fyerjet mund t’ju lëndojnë, sepse nuk harrohen lehtë. Ju keni nevojë të dëgjoni fjalë të mira dhe inkurajuese që ju frymëzojnë”.
“A mund të jetë vërtet një shprehje e dashurisë ndihma në punët e shtëpisë? Absolutisht! Çdo gjë që bëni për të lehtësuar barrën e përgjegjësive të një personi që vlerëson veprat, do të jetë një pikë më shumë për ju. Por mos harroni, çdo gjë duhet ta bëni me zemër”.
“Mos e ngatërroni këtë gjuhë dashurie me materializmin; marrësi i dhuratave vlerëson dashurinë, mendimin dhe përpjekjen pas dhuratës. Nëse flisni këtë gjuhë, do të thotë që jeni i dhënë pas detajeve dhe vlerësoni shumë gjestet e vogla”.
“Asgjë nuk krahasohet me vëmendjen që tregon partneri ndaj jush. Të jesh atje për këtë lloj personi është kritike, por të jesh vërtet atje – me TV të fikur, pirun dhe thikë të ulur, telefonat dhe detyrat në gatishmëri – e bën këdo prej jush të ndihet i veçantë dhe i dashur. Shpërqendrimet, aktivitetet e anuluara ose neglizhenca për t’ju dëgjuar mund ta çojnë lidhjen në problem”.
“Një person, gjuha kryesore e të cilit është ‘Prekja fizike’, çuditërisht, është shumë i ngjitur. Përqafime, ledhatime në shpinë dhe prekje të vëmendshme të krahut – të gjitha këto mund të jenë mënyra për të treguar pasion, shqetësim, kujdes dhe dashuri. Prania fizike dhe gatishmëria janë thelbësore, ndërsa neglizhimi ose abuzimi mund të jenë të pafalshëm dhe shkatërrues.”
Po ju ku e gjeni veten, cila është gjuha juaj e dashurisë?/ilirianews/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...