Google ADS

Gjatësia e flokëve përcakton personalitetin tuaj!

20:44 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Flokët tona janë një nga aspektet kryesor i pamjes tonë fizike dhe tani studimet kanë zbuluar se gjatësia e tyre mund të përshkruajë edhe pikat tona të personalitetit.

Ja çfarë tregon gjatësia e flokëve tuaj për personalitetin tuaj:

Flokët shumë të shkurtra
Flokët shumë të shkurtra tregojnë që ju jeni një person i shoqërueshëm dhe i pjekur, i cili zakonisht bën miq për një kohë të gjatë. Këta njerëz zakonisht janë të zgjuar dhe vendosin rehatinë dhe pamjen mbi çdo gjë tjetër. Ata janë energjikë dhe impulsiv gjë që i bën ata të veprojnë pa menduar ndonjëherë. Gjithkush i do dhe i respekton këta njerëz kur kryejnë punën e tyre me pasion.

Flokët mbi supe
Ky model tregon që ju jeni një person i ndershëm dhe i thjeshtë i cili flet gjithmonë të vërtetën. Ju e dini se si të arrini ekuilibrin midis jetës tuaj personale dhe profesionale.Ju pëlqen të eksperimentoni me gjëra dhe jeni të guximshëm dhe nuk keni frikë nga ndryshimet.

Flokët e gjatë
Nëse keni flokë të gjatë kjo tregon që jeni të kujdesshëm, të përpiktë dhe të durueshëm. Ju jepni gjithçka tuaj kur është fjala për dashuri, por gjithashtu kërkoni të njëjtën gjë. Asgjë nuk iu ndal derisa të arrini qëllimet tuaja./In Tv/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme