E dini si thonë – kur dëshiron të ndryshosh diçka në jetë, ndrysho frizurën – duket se kjo vërtet është e saktë.
Disa femra mund të ndryshojnë të gjitha gjatësitë e flokëve në jetën e tyre nëse kanë karakter të tillë, ndërkaq të tjerat, megjithatë, siç është redaktorja e “Vogue”-s, Anna Wintour tërë jetën do të mbajnë të njëjtën frizurë.
Flokët shumë të shkurtër
Keni vetëbesim, jeni e shoqërueshme, e këndshme dhe gaztore. Ju e keni shumë lehtë të gjeni miq të rinj. I doni punët në të cilat inteligjenca juaj gjen shprehje. Problemet i zgjidhni në mënyrë qetë dhe të sinqertë.
Flokët bob mbi supe
Jeni të sinqerta dhe e thoni të vërtetën, madje edhe kur ajo është e dhembshme. Mirë e balanconi jetën private dhe afariste. Nuk keni frikë nga asgjë dhe organizoheni mirë. Nuk e duroni rutinën, nuk keni komplekse dhe i doni përvojat e reja.
Flokët lob në gjatësi deri tek supet
E doni dukjen elegante, të sofistikuar dhe femërore. Keni dëshirë të flakët të bisedoni, ndërkaq bukuria juaj natyrale i josh të gjithë në rrugën tuaj. I doni sfidat dhe projektet e reja, ndërkaq specialitet juaj janë miqësitë e gjata.
Flokët të gjatë
Jeni të kujdesshme dhe ëndërrimtare e durueshme. Në dashuri kërkoni lidhje afatgjatë dhe jepni çdo gjë nga vetja, por jeni shumë të kujdesshme dhe kërkuese me rastin e zgjedhjes së partnerit. Luftoni për ëndrrat tuaja dhe i arrini që të gjitha.
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person