Suksesi është një objektiv në lëvizje. Ne vazhdimisht na duhet të punojmë më shumë dhe më mençurisht, nëse duam ta arrijmë. Rritja tjetër e pagës është aty prapa qoshes. Nëse e arrijmë atë rritje në detyrë, pastaj do të jemi të lumtur.
Por asnjëherë nuk jemi. Edhe nëse e kemi rritjen e pagës dhe rritjen në detyrë. Ndjekja e lumturisë është një ëndërr që gjithmonë të shpëton nga duart. Arsyeja për këtë rendje pas bishtit është se pasuria monetare, dhe sigurimi i sendeve nuk krijojnë lumturi, shkruan bota.al
Lumturia është nënprodukt i shëndetit emocional. Nuk mund ta blesh. Ti e ndërton vetë, nga brenda. Orë pas ore. Ditë pas dite. Ja disa tipare të njerëzve emocionalisht të shëndetshëm:
Vendos që të jesh i lumtur
Është një vendim. Ti mund të pranosh rrethanat e tua me mirësi dhe vetëpërmbajtje; duke vazhduar të ecësh përpara. Shih rretherrotull se sa i bekuar je. Jeta jote nuk është e përsosur dhe nuk do të jetë asnjëherë. Ji i lumtur aty ku je sot, dhe aty ku do të jesh nesër.
Pusho së ankuari
Po, ti ankohesh. Merr një vendim të ndërgjegjshëm që të flasësh vetëm për gjëra pozitive. Do të habitesh se si do të reagojë kushdo përreth teje. Fillo të komplimentesh njerëzit. Gjej diçka të mirë për t’ua thënë, edhe të huajve.
Lutu ose medito
Bëje këtë çdo mëngjes dhe disa herë gjatë ditës. Zhvendose ndërgjegjen tënde nga vetja jote.
Bëhu i mirë
Rrallëherë ka një arsye të mirë për të qenë jo i mirë. Nëse i trajton si duhet njerëzit, do të ndihesh më mirë për veten dhe të tjerët.
Investo tek njerëzit e tjerë
Vendosja e nevojave të të tjerëve përpara atyre të tua është një pjesë e lindur e asaj që jemi si qenie njerëzore. Ne jemi gjithmonë në më të mirën tonë dhe ndihemi më mirë, kur u shërbejmë të tjerëve.
Lexo libra
Jo libra “si të kesh sukses në punë”. Zgjidh një roman që ka vlerësime të mira dhe humb në të.
Këta aktivitete të vegjël, nëse praktikohen ashtu si duhet, do të hapin derën drejt lumturisë së vërtetë. Dhe nuk do ju kushtojnë asnjë kacidhe.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit