Nëse jeni tepër e zënë, apo tepër dembele, atëherë këto sekrete për arritjen e një pamjeje të bukur do të jenë të mirëseardhura për ju
SEKRETI NR.1: LARGOJENI BAZËN KOZMETIKE
Të gjithë ata që përdorin bazë kozmetike e dinë se si ajo thekson çdo thatësirë në fytyrën tuaj, sikur që e dinë edhe sa vështirë është që të largohet ajo. Për këtë shkak, themeluesja e kompanisë “Julep” dhe shefja ekzekutive e saj, Jane Park e largon bazën kozmetike para se ta vejë çfarëdo grimi. Ajo përdor një shpuzë “konjac”, meqë kjo shpuzë me formë të lotit përbëhet nga fibrat natyrore nga një perime me rrënjë, të quajtur ‘konjac’. Duhet ta zhytni shpuzën në ujë e më pas ta fërkoni tërë fytyrën me të, duke përfshirë edhe kapakët e syve dhe buzët. Më pas vendosni pak vaj të fytyrës, i cili thithet shpejt.
SEKRETI NR. 2: PËRDORENI NJË LOSION SI HIDRATUES, PRAJMER DHE KREM PËR MBROJTJE TË FYTYRËS
Kjo është njëra prej atyre gjërave të cilat harrohen nga të gjithë, meqë formulat tradicionale nuk e përfshijnë atë. Por, formulat më të reja,sikur që është preparati “Julep No Excuses Invisible Gel Sunscreen”, ofrojnë një konsistencë xhelatinoze e cila nuk len aspak mbetje të bardhë pasi që të aplikohet. Meqë kremi për mbrojtje nga rrezet e diellit, atëherë mund ta përdorni si të vetëm, duke mos e përdorë hidratuesin, meqë hidratimi i tepërt e dëmton grimin. Përdorimi i kremit me faktor mbrojtës është gjë që duhet ta praktikoni çdo ditë.
SEKRETI NR. 3: PËRDORENI NJË MASKARË SHUMË FUNKSIONALE
Në vend të arritjes së një pamjeje të plotë, me vetulla të theksuara, ‘eyeliner’, hije kozmetike dhe maskarë, përqendrohuni te vetullat dhe qerpikët tuaj për një pamje të lehtë. Provojeni një xhelatinë me ngjyrë, sikur “Benefit Gimme Brow Volumizing Eyebrow Gel”, i cili ka fibra të holla që i bëjnë vetullat të duken më të plota. Sa i përket maskarës, përdoreni një të tillë që ka shumë funksione, sikur që është ajo “Julep With a Twist Lash Boosting Bamboo Mascara”, ku atë e sillni në të djathtë për ta theksuar gjatësinë e qerpikëve dhe, në të majtë, për ta rritur vëllimin e tyre.
SEKRETI NR. 4: BËJENI PAMJEN TUAJ NJËNGJYRËSHE
Në vend të përdorimit të hijeve të ndryshme kozmetike për sy, faqe dhe buzëkuq, përdoreni një laps multifunksional, sikur ai që quhet “Milk Lip + Cheek”. Ky produkt është më lehtë që të përdoret dhe të hiqe
SEKRETI NR. 5: KUR DONI QË FLOKËT TUAJ TË DUKEN TË PASTËR
Është lehtë të mendosh se vetëm mund ta aplikoni shamponë e thatë në rrënjën e flokëve, por një gjë e tillë ju lë me një sasi të madhe të pudrës e cila përkundër përpjekjeve tuaja, mund të mbetet ende e dukshme. Në vend të kësaj, përdoreni preparatin në formë spreji, të paktën 20 cm larg flokëve tuaja, lëreni që të qëndrojë paksa, e më pas shpërndajeni në tërë flokët me anë të një brushe flokësh.
SEKRETI NR. 6: LLAKU I THONJVE QË THAHET SHPEJT
Nëse keni lëvizje precize (mos pini kafe më parë, meqë mund t’iu dridhen duart), atëherë nuk ka arsye pse mos ta bëni vetë manikyrin në shtëpi. Një aktivitet i tillë mund të jetë edhe relaksues për dikë-dikë. Pasi që ta keni larguar lëkurën rreth thonjve (kutikulat) përdoreni ndonjë preparat sikur “Julep Tish”. Më pas përdoreni një shtresë të epërme, e cila thahet shpejt me anë të dritës, sesa në vend të ajrit. Preparat i tillë është psh “Julep Freedom Polymer Top Coat”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...