Nëse dyshoni se dikush nuk po ua thotë të vërtetën, ekzistojnë disa mënyra për të verifikuar këtë.
Gazeta britanike Independent paraqet gjashtë shenja, të cilat tregojnë se bashkëfolësi juaj nuk është duke u treguar i sinqertë me juve.
Kushtoni kujdes lëvizjeve të trupit
Disa rregulla do të ishin që sa më shumë që personi është i hapur fizikisht me juve, kjo shton besueshmërinë që ai është i sinqertë, pasi që qëndrimi i hapur nënkupton dobësi. Nëse vëreni ndryshime në sjellje, përkatësisht në gjeste me të cilat personi përpiqet të mbrojë veten, për shembull prekja e fytyrës, atëherë është e mundshme që ky person po ju gënjen, thotë psikologu John Paul Garison.
Gjendja tepër e qetë po ashtu mund të jetë e dyshimtë, pasi që gënjeshtarët shpesh tentojnë që te bashkëbiseduesit të shkaktojnë përshtypjen se janë të qetë dhe përkujdesen që lëvizjet e tyre të mos i tradhtojnë, nëse personi qëndron jashtëzakonisht qetë, bisedon shumë ngadalë, mban duart anash dhe lëvizjen e fytyrës e ul në minimum, atëherë është e mundshme që të keni punë me një gënjeshtar. Shikojeni bashkëbiseduesin drejt në sy Fraza e njohur mirë për të cilën kemi dëgjuar se është e dobishme për ta përdorur kur bëhet fjalë për gënjeshtarët: mungesa e kontaktit në sy është njëri nga shenjat e para jo verbale se diçka nuk është në rregull.
Kjo është gjithsesi logjike, duke pasur parasysh se kontakti me sy paraqet diçka personale dhe intime, ndërsa gënjeshtarët gjithmonë tentojnë të krijojnë një situatë jo personale.
Kushtojini vëmendje rrëfimit
Nëse ai i cili ju gënjen nuk është tepër i shkathët, këtë shumë lehtë do ta zbuloni përmes mos përputhjeve në rrëfimin e tij.
Është dashur që të takohet me një person tjetër dhe është takuar me tjetër person? Ka përmendur punëtorinë, e cila në atë vend më nuk ekziston? Pohon se ka biseduar me personin për të cilin e dini se në atë moment ka qenë jashtë vendit? Nëse dyshoni, kushtojini vëmendje ndaj të gjitha detajeve për të cilat flet bashkëbiseduesi.
Anoni kah bashkëbiseduesi
Nëse një person e keni akuzuar për gënjeshtër, ai do të mundohet në çdo mënyrë që të qëndrojë në distancë fizike dhe afërsia me juve për të është e pakëndshme dhe këtë e tregon qartë trupi i tij. Kjo përfshin qëndrimin duke kthyer shpinën në njërën anë, drejtimin e tyre kah dalja e prej hapësirës së qëndrimit etj., thotë Jastin Lavel, drejtor i përgjithshëm për komunikim në faqen PeopleLooker.com. Kushtojini kujdes përgjigjes së bashkëbiseduesit
Gënjeshtrat e mira zakonisht kanë përgjigje të përgatitur më herët dhe përdorin taktikat me ndihmën e të cilave do të përpiqen që të shkaktojnë reagimin tuaj emocional, me të cilin do të tërheqin vëmendjen në diçka tjetër, thotë psikologu Joseph Silon.
Nëse personi ju gënjen, prisni lot krokodili, bërtitje ose akuza në llogarinë tuaj.
Besoni ndjenjës suaj
Edhe pse të gjithë gënjeshtarët do të mundohen që asnjëherë të mos gjeni faktet, nëse ndiheni se dikush po ju gënjen, atëherë bisedoni hapur me të.
Madje, edhe nëse nuk ekzistojnë mos pajtime ndërmjet komunikimit verbal dhe jo verbal, mos e injoroni ndjenjën, e cila vjen nga thellësia e stomakut, pasi që shpesh është e bazuar në diçka që është reale, thotë eksperti për komunikim Leslie Shore.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist