Gjashtë gabimet e pafalshme nënat që nënat nuk duhet t’i bëjnë me fëmijët e tyre

17:14 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Puna e një prindi nuk është e lehtë, edukimi i fëmijës është shumë i komplikuar dhe kërkon durim dhe bashkëpunim.

Detyra e prindit bëhet edhe më e vështirë nëse nuk dëgjoni nevojat dhe dëshirat e fëmijës dhe nënvlerësoni personalitetin e tij.

6 gjërat që një nënë nuk duhet të bëjë për fëmijën e saj:

Mos e ndihmoni shumë
Kur një prind nuk e lejon fëmijën të bëjë gjëra vet, ai nuk e ndihmon të rritet por pengon zhvillimin e autonomisë së tij.

Ta ndëshkoni për çdo gabim

Ndëshkimi i fëmijëve nuk është asgjë tjetër, veçse lojë pushteti, ku prindi tregohet më i fuqishëm. Ndëshkimi shkakton frikë, armiqësi dhe pakënaqësi mes jush.

Të zgjidhni ju për të
Të vendosësh se çfarë është më e mirë dhe çfarë jo për fëmijën e bën atë të ndihet i paaftë të shprehë veten. Lëreni të zbuloj interesat pa imponime.

Të flisni në emër të fëmijës
Nëse ndërhyni në bisedat e fëmijës dhe përgjigjeni për të, do të vini fëmijën në siklet. Kjo e bënë atë të frikësuar.

Të bëni krahasime
Asnjëherë mos i krahasoni fëmijët me motrat, vëllezërit, shokët ose shoqet. Përkundrazi, nxiteni fëmijën të zhvilloj talentet dhe dëshirat e tij, pavarësisht se mund të jenë të ndryshme nga kushdo tjetër.

T’i thoni gjithmonë po
Nëse e mbështesni fëmijën për gjithçka, sepse i druheni reagimit të tij, ju nuk po e edukoni sic duhet fëmijën tuaj. Që fëmija të rritet e të bëhet i përgjegjshëm, është  e nevojshme që ta kufizoni për gjërat që nuk mund të bëjë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme