A keni gishtërinj të vegjël apo të mëdhenj? A e dini se ata mund t’ju tregojnë shumë për personalitetin tuaj, si dhe të ardhmen tuaj? Keni këmbë të gjera apo të ngushta?
Sigurisht nuk ju ka vajtur në mendje, por gishtat e këmbëve thonë shumë për ju.
Portali arbresh.info sjell në detaje atë që gishtërinjët e këmbëve e thonë për ju.
Gishti i madh
Njerëzit me gishtin e madh, shumë më të gjatë se gishtat tjerë, janë shumë të zgjuar dhe krijues. Ata gjithmonë kanë një zgjidhje të saktë të problemeve. Këta njerëz i shohin gjërat nga këndvështrime të ndryshme, por gjithashtu mund të kenë probleme të përqendrohen.
Nëse gishti i madh i këmbës është i vogël, do të thotë që ju bëni shumë gjëra në një moment. Ju delegoni në mënyrë efektive dhe jeni efikas. Dini të përdorni karizmën tuaj për të ndikuar te të tjerët.
Gishti i dytë
Njerëzit që kanë gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se tjerët janë udhëheqës cilësor. Janë dinamik dhe krijues dhe shpeshherë përfundojnë duke punuar si shef/e. Në anën tjetër ata që kanë gishtin e dytë më të vogël, nuk janë lëvizës, por gjithnjë janë në kërkim të harmonisë.
Gishti i tretë
Nëse gishti i tretë është relativisht i gjatë, do të thotë që jeni energjikë dhe të zgjuar, posaçërisht në punë. Ata kërkojnë përsosmëri dhe mund të arrijnë shumë me vendosmëri dhe energji. Gjëja negative është se puna e tyre mund t’i bëjë ata të harrojnë dashurinë, familjen dhe argëtimin. Njerëzit me gishtin e tretë më të vogël duan të shijojnë jetën…dhe janë pak dembelë.
Gishti i katërt
Njerëzit që kanë gishtin e katërt më të gjatë dhe të drejtë, tregojnë se për ta është shumë e rëndësishme familja. Nëse ky gisht është pak i dredhur, atëherë ju keni një marrëdhënie jo shumë të lumtur me familjen tuaj. Këta njerëz janë dëgjues dhe ushqyes të shkëlqyeshëm, por do të jenë të pakënaqur brenda familjes, sepse u japin prioritet problemeve të të tjerëve.
Gishti i vogël
Nëse gishtat e vegjël të këmbës i keni shumë të vegjël, atëherë ju keni sjellje fëminore. Personat me këso lloj gishti nuk duan të mbajnë përgjegjësi për asgjë dhe mërziten lehtë. Argëtimi i shpërqendron dhe ajo që u intereson është vetëm argëtimi. Njerëzit të cilët mund të tundin gishtin e vogël të tyre veçmas nga gishti i katërt janë impulsiv, aventureske dhe simpatik ndërsa ata që nuk mund të tundin gishtin e vogël konsiderohet si besnikë./arbresh.info/
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë