Sulmi terrorist gjatë kësaj javë në kishat e Egjiptit, shfaqin rreziqet me të cilat përballen të krishterët e këtij vendi.
Por në mesin e komunitetit Nubias, që jetojnë përgjatë pjesës së sipërme të Nilit, myslimanët dhe të krishterët jetojnë kryesisht në harmoni, transmeton portali arbresh.info.
Gazetarja e BBC-së që morri pjesë në një dasëm të personave me religjione të ndryshme, ka përshkruar se harmonia mes dy religjioneve është arritur me vështirësi.
Në mëngjesin e dasëmës së Akram ( dhëndërit) të gjithë vraponin për të shkuar në xhami për të kryer lutjet e mëngjësit, ndërsa Sally (nusja), e krishterë, qëndronte në shtëpi duke lexuar lutjet e saj.
Për shtatë vite me rradhë, çifti ishte ndaluar të takoheshin me njëri-tjetrin për shkak të besimeve fetare.
“Ne ramë dakord që të takohemi jatë natës, në mënyrë që mos të turpëronim familjet tona”, thotë Akram.
Për çiftet e komunitetit nubian si Sally dhe Akram, martesa mes dy besimeve të nuk është haram, por vazhdon të mbetet tabu shoqërore.
Që nga revulocioni i vitit 2011, sulmet ndaj të krishterëve në Egjipt nuk kanë ndaluar. Janë regjistruar rreth 54 incidente të dhunës kundër pakicave fetare gjatë vitit të kaluar, ndërsa gjatë kësaj jave si pasojë e sulmeve kundër të krishterëve kanë mbetur të vdekur 45 persona.
Por duket se kjo ngjarje nuk e ka shqetësuar Akramin. Sipas traditës së komunitetit Nubian, ai ka shkuar derë me derë për të ftuar njerëzit në dasmë.
Imami që merrte pjesë në dasëm, Mohamed Sobhy, me krenari tha se në ‘Egjipt krishterizmi jeton për më shumë se 800 vjet’.
Ai ka shtuar se martesa është një punë e madhe dhe e rëndësishme.
“Njerëzit duhet të pranojnë njëri-tjetrin. Myslimanët dhe të krishterët, duhet të jetojnë në paqe”, tha ai./Arbresh.info
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit