Për gati 3 dekada me radhë, një vajzë besoi se babai i saj kishte vdekur, derisa zbuloi se në fakt ishte shëndoshë e mirë.
Ronnie Rudolph u shpërngul në Tennessee, pas divorcit nga bashkëshortja vite më parë. Vajza e tyre, Janie Rudolph do të mbante kontaktet me babain e saj duke e telefonuar atë tek vendi ku punonte herë pas here.
Por një ditë, 26 vjet më parë, Janie telefonoi kompaninë në Lebanon ku i ati punonte për të biseduar me të, por iu tha se Ronnie kishte pësuar goditje në zemër dhe kishte vdekur.
“E besova dhe nuk hetova“, rrëfeu Janie për amerikanen WTVF. “Isha e martuar, kisha familjen time dhe nuk kisha shumë para ndaj dhe u binda se nuk mund të bëja asgjë më shumë”, shtoi ajo.
Janie njoftoi familjarët e tjerë dhe të gjithë vijuan me jetën e tyre. Pa e vënë kurrë në diskutim vdekjen e familjarit të tyre. Deri kohët e fundit, kur nëna e Janie u ndaj nga jeta 4 muaj më parë.
“Nisa të kërkoja për një certifikatë vdekjeje. P or nuk arrita të gjeja një të tillë për babain tim. Kështu që nisëm të mendonim se ndoshta ishte ende gjallë, diku”, tha Janie.
Me ndihmën e vajzës së saj, Janie mësoi se babai ishte ende gjallë. Ai jetonte po në Lebanon të Tennessee.
“Ishte shkuese, nuk mund ta besoja, më dukej si ëndërr”, tha Janie.
2 javë më vonë, ajo e kontaktoi të atin. I cili nga ana e tij besonte se askush nuk e donte më ndaj dhe e kishin braktisur. Ata u lumturuan kaq shumë që gjetën sërish njëri-tjetrin sa vendosën që të organizonin një festë familjare për të festuar dhe kështu bënë. Pas gati 30 vjetësh babë e bijë u takuan sërish./tvklan.al
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist